Gjiknuri

Pazari CEZ-DIA dhe "kumbarët" e Metës President

Postuar në 17 Shtator, 2016 12:49

Çështja DIA dhe Katriot Ismailaj janë kthyer në vëmendje pas dëshmisë së dhënë nga ish-juristi i kompanisë, Romeo Karaj që akuzon administratorin e DIA-s se ka gënjyer për partneritetin me një kompani amerikane dhe ka manipuluar shifrat e mbledhjes së borxheve të CEZ.  

Faktet e bëra publike nga ish-juristi i Ismailajt nuk rëndojnë vetëm pozitën e këtij të fundit, por edhe të ministrit Gjiknuri, i cili u shpall si heroi i marrëveshjes së mirëkputimit mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Tahiri, Beqaj, Gjiknuri, Çela, njerëzit më të fuqishëm të qeverisë. Dhe një fjalim antikanabis i ministrit të Brendshëm…

Postuar në 15 Shtator, 2016 16:11

Ka një fakt të njohur për këtë qeveri. Pas Edi Ramës, ministrat apo zyrtarët më të fuqishëm të saj janë:

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.

Pseja e kësaj fuqie siç mund të merret me mend nuk qëndron te “mendaj politike” e këtyre Bletëve Punëtore. Por ndoshta atë mund ta kërkojmë herë pas here tek akuzat e medias, të opozitës, apo edhe te prishja e ngjyrës së fytyrës së Ilir Metës. Kuptohet pas të gjithave qëndron konvertimi në 6 zero…

Ndodhi edhe kjo/Gjiknuri dhe Sadri Abazi vënë dorën në zemër për popullin dibran

Postuar në 26 Gusht, 2016 15:00

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Dibër ka marrë përmasa komike. Në ndihmë të kandidatit të majtë, doktorit Muharrem Rama janë vënë ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i akuzuar për faturën 472 milionë euro dëm ndaj shtetit shqiptar dhe Sadri Abazi, deputeti që figuron si i preferuar në disa tendera të zhvilluar së fundmi.

Çështja “CEZ”, pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri

Postuar në 16 Gusht, 2016 10:07

Prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Burime të konfirmuara i thanë gazetës “Panorama” se Kontrolli i Lartë i Shtetit është njoftuar për vendimin e prokurorit të çështjes dhe po bën përgatitjen e ankimit kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarraveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.

Fantazma e TEC-it të Vlorës, Gjiknuri paralajmëron dhënien me konçesion

Postuar në 24 Maj, 2016 11:17

Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm sot në forumin “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”. Në fjalën e mbajtur ministri deklaroi se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjuksionin Shqipëri-Kosovë, duke  bërë me dije se shumë shpejt do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës përmes partneritetit publik privat.

Morali i Shukriut dhe njollat e partisë

Postuar në 14 Maj, 2016 17:52

Partia Socialiste kërkon ta përjashtojë veten nga përgjegjësia për aferën seksualë të bashkiakut të Dibrës dhe këtë detyrë ua ka ngarkuar emisarëve të saj, që në gjuhën politike njihen si kordinarorë. Dhe kjo barrë e madhe për t’i hequr partisë njollën e Shukriut i ra ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri,  i cili tha në Dibër një frazë të nxjerrë nga arkivat partiake të realizimit socialist. “Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje.

Gjiknuri e Çela thirren si dëshmitarë në gjyqin e Kastriot Ismailajt

Postuar në 07 Maj, 2016 18:22

Damian Gjiknuri, Alma Hicka, Ardian Çela, shtetasja amerikane, Rebeka Gaskinë dhe çeku Josef Hajsek thirren nga gjykata e Tiranës, me cilësinë e dëshmitarëve në procesin penal ndaj Kastriot Ismailajt. Ishte kërkesa e këtij të fundit, që në mesin e personave që do të thirren si dëshmitar të përfshihen edhe këta emra.  Gjykata me vendim të ndërmjetëm, pranoi listën e dëshmitarëve të prokurorisë si dhe atë të paraqitur nga mbrojtja e Ismailajt. Avokati tha se ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri do të pyetët në lidhje me bisedimet dhe më pas marrveshjen me kompaninë CEZ-Shpërndarje.

Nga Damiani tek Ardiani...

Postuar në 29 Prill, 2016 18:12

Sot Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar nga OSHEE-ja, abuzimi me të cilin sipas saj është 6 miliardë lekë. Bëhet fjalë për blerjen e matësave të rinj, që do të mbyllin boshëllkun që ekziston sipas objektivit të vendosur se brenda verës nuk do të ketë më asnjë konsumator pa matësa.

Katrahura e mbifaturimeve

Postuar në 26 Prill, 2016 13:45

Mbifaturimet nga OSSHE është një problematikë me të cilën po përballen qytetarët në disa qytete të vendit. Në sportelet e "Kujdesit ndaj Klientit"  në Lezhë adresohen çdo dite dhjetëra ankesa dhe sipas raportimeve,OSHEE ka vështirësi për dhënien e përgjigjeve. "Qytetarët thonë së kanë kontaktuar me faturistët, të cilët u kanë deklaruar se në skedarët e tyre kanë të regjistruar numrat realë të sahateve, por ato janë ndryshuar në qendër duke sjellë për pasojë mbifaturimet", raporton korrespondenti i "ABC News" në Lezhë.

Pages

Subscribe to RSS - Gjiknuri