fermeret
Beteja për fshatin, në terren edhe Ahmetaj
Teksa kreu i opozitës Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët, të cilëve u ka premtuar ndryshimin e praktikës për marrjen e subvencioneve vetëm me kartë identiti dhe eleminimin e NIPT-it, ministri i Financave Arben Ahmetaj konstaton se udhëzimi i ri për pagesat në dorë nga fermerët deri në shumën 300 mijë lekë të vjetra ka lehtësuar transaksionet mes pikave të shumicës dhe tgëtarëve të vegjël.
Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep
Lulzim Basha ka marrë vetë përsipër të gjithë barrën e fushatës për të bindur qytetarët se qeveria punon kundër interesave të tyre. Ai ka muaj që kryen takime me banorë të zonave të ndryshme, duke parashtuar edhe pika të programit, ku vlen të diskutohet ulja e tvsh-së, premtim të cilin e kishtë dhënë edhe kryeministri Rama për mallrat e shportës, por që nuk i qëndroi. Veç programit që gjithsesi nuk është se merret si gur analize nga votuesit, Basha po ndjek një strategji të stigmatizimit të Edi Ramës dhe duke i mëshuar anës komike të diskursit publik të Edi Ramës.
Greqia nuk gjen qetësi, edhe Cipras po i nxjerr grekët nga rrobat (Foto)
Në Greqi tensioni sa vjen e rritet. Këtë herë janë fermerët që janë ngritur në protestë kundër taksave të reja të imponuara nga kreditorët dhe reformës së pensioneve. Fermërët e gjithë Greqisë kishin parashikuar grumbullimin në sheshin Sintagma, por policia ngriti postblloqe në rrugët kombëtare për të penguar mbërritjen e tyre në Athinë.
Basha përgatitet për zgjedhje të parakohshme, propozon vetëm taksën e pronës për fermerët
Në një takim me banorë të Petovës në Fier, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës. Ai ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.
Panariti ndalon fermerët t'i sheshin vetë prodhimet bujqësore
Ministria e Bujqësisë nuk do të tolerojë më shitjen e prodhimeve bujqësore në tezgat e lagjeve apo që fermeret ta shesin vetë mallin e tyre në tregje. Çdo prodhim përpara se të dalë në treg do të kalojë nga pikat e shumicës për t’u pajisur me çertifikatën e mallit të origjinës dhe faturën përkatëse. Sipas udhësizmit fermerët do ta bëjnë këtë gjë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë tha se embargoja ruse nuk ndikon në eksportet bujqësore. Fermerët thonë të kundërtën
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi para disa ditësh se embargoja ruse nuk ndikon në eksportet shqiptare. Mirëpo realiteti mund të rezultojë disi ndryshe, pasi nuk mund të mohohet ndikimi që ka mbyllja e një tregu si ai rus. Në një shkrim të vetin, siti “Agroweb” sjell zërin e disa fermerëve që ndajnë një mendim të ndryshëm nga ai i ministrit të Bujqësisë. “Situata politike në Maqedoni, por dhe në Rusia ka ndikuar shumë tek eksportet.