Beteja për fshatin, në terren edhe Ahmetaj
Teksa kreu i opozitës Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët, të cilëve u ka premtuar ndryshimin e praktikës për marrjen e subvencioneve vetëm me kartë identiti dhe eleminimin e NIPT-it, ministri i Financave Arben Ahmetaj konstaton se udhëzimi i ri për pagesat në dorë nga fermerët deri në shumën 300 mijë lekë të vjetra ka lehtësuar transaksionet mes pikave të shumicës dhe tgëtarëve të vegjël. Gjatë një inspektimi në pikat e grumbullit agro-industriale në zonën e Kutallisë Ahmetaj tha se "qëllimi i inspektimit është mënyra si po implementohen udhëzimet e nxjerra për lehtësirat në këtë sektor dhe evidentimi i problematikave të hasura”. Politikat e qeverisë sipas Ahmetaj po funskionojnë më së miri pasi volumet e prodhimit dhe të eksportit kanë njohur rritje të konsiderueshme dhe krahas gjithë politikës që ka qeveria për pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse,edhe politikat me fondin e garancisë për ta kredituar më shumë bujqësinë dhe agroindustrinë dhe politikat lehtësuese ndaj fermerit tregojnë që kanë funksionuar.
"Sot rimbursimi i qeverisë i TVSH-së për fermerin është 20% dhe po funksionon drejtëpërsëdrejti ndërkohë që në qëverinë e mëparshme rimbursimi imagjinar ishte 6% por nuk funskionoi asnjëherë. Për pagesat KESH është bërë një zgjidhje në favor të fermerëve që të lejohen pagesat (kesh)në dorë prej 300 mijë lekësh (të vjetra) për Nipt në ditë,gjë e cila u jep mundësinë fermerëve të vegjël që të marrin një rimbursim të menjëhershëm nga qendra e grumbullimit, pagesat deri në 1.5 milion lekë (të vjetra) bëhem me bankë ose me postë dhe mbi 1.5 milion kryehen vetëm me bankë, ndërkohë që ky udhëzim u mundëson fermerëve dhe faturimin kompjuterik"- ka theksuar Ahmetaj, duke mos lënë Edmond Panaritin t'u flasë fermerëve për metitat e qeverisë në ringritjen e sektorit të bujqësisë.
Add new comment