Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep
Lulzim Basha ka marrë vetë përsipër të gjithë barrën e fushatës për të bindur qytetarët se qeveria punon kundër interesave të tyre. Ai ka muaj që kryen takime me banorë të zonave të ndryshme, duke parashtuar edhe pika të programit, ku vlen të diskutohet ulja e tvsh-së, premtim të cilin e kishtë dhënë edhe kryeministri Rama për mallrat e shportës, por që nuk i qëndroi. Veç programit që gjithsesi nuk është se merret si gur analize nga votuesit, Basha po ndjek një strategji të stigmatizimit të Edi Ramës dhe duke i mëshuar anës komike të diskursit publik të Edi Ramës. "Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep"- u tha Basha banorëve të Pogradecit. Më tej ai tha se javën e parë të qeverisë së tij dhjetëra koncesione të tokave në përdorim nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. "Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës"-deklaroi Basha.
Add new comment