Panariti ndalon fermerët t'i sheshin vetë prodhimet bujqësore
Ministria e Bujqësisë nuk do të tolerojë më shitjen e prodhimeve bujqësore në tezgat e lagjeve apo që fermeret ta shesin vetë mallin e tyre në tregje. Çdo prodhim përpara se të dalë në treg do të kalojë nga pikat e shumicës për t’u pajisur me çertifikatën e mallit të origjinës dhe faturën përkatëse. Sipas udhësizmit fermerët do ta bëjnë këtë gjë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë. Ky kod do të jetë pa pagesë dhe do të shërbejë si dokument për origjinën e mallit, për të cilin tregtari do t’i pajisë fermerët me një auto-faturë. Afati i vendosur nga Ministria e Bujqësisë për të formmalizuar shitjet në këtë sektor është 31 dhjetori i këtij viti. Pas kësaj date asnjë fermer nuk do të lejohet më që të shesë vetë prodhimin e tij në tregjet me pakicë dhe çdo shitje e pakontrulluar do të shoqërohet me masa penalizuese.
Add new comment