Ministria e Bujqesise
Ministria e pabesueshme e Bujqësisë, prodhimi i midhjes në kushte skandaloze
Para një muaji doli lajmi se midhja e Sarandës rezultoi me salmonelë. Mediat që e raportuan një gjë të tillë i referoheshin analizave të kryera nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, që konstatonin kushtet skandaloze të nxjerrjes, përgatitjes dhe tregëtimit të midhjes, e cila në Sarandë shitet rrugëve.
Luleshtrydhet, Ministria e bujqësisë dërgon mostra në Itali. Ministri: Do të publikojmë përgjigjet e analizave
Ministria e Bujqësisë ka dërguar mostra në qendrën e referencës në Itali për të analizuar nivelin e pesticideve tek luleshtrydhet. Ministri Panariti tha se rezultatet do të publikohen menjëherë dhe do t’i shërbejnë dhe kryqëzimit me analizat e bëra nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë(TemaTv).
Emri i djalit të Valentina Leskajt del edhe në dy tendera të Ministrisë së Bujqësisë
Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Arbiola Halimi, djali i Valentina Leskajt ka marrë dy kontrata “kësaj rradhe në ministrinë e Bujqësisë. Qeveria ia jep këto para për mikqyrje të punës në rehabilitimin e digave” tha deputetja demokrate në një deklaratë nga selia blu.
Panariti ndalon fermerët t'i sheshin vetë prodhimet bujqësore
Ministria e Bujqësisë nuk do të tolerojë më shitjen e prodhimeve bujqësore në tezgat e lagjeve apo që fermeret ta shesin vetë mallin e tyre në tregje. Çdo prodhim përpara se të dalë në treg do të kalojë nga pikat e shumicës për t’u pajisur me çertifikatën e mallit të origjinës dhe faturën përkatëse. Sipas udhësizmit fermerët do ta bëjnë këtë gjë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë.