falja

Në qeveri varianti final për faljen e gjobave

Postuar në 20 Janar, 2017 22:03

Pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar Ministria e Financave ka dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave variantin final të ligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.  Përveç faljes së një pjese të borxheve fiskale të biznesit drafti përfshin dhe detyrimet që kanë drejtuesit e mjeteve për makinat që nuk kanë paguar taksat. Kështu ligji parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në vitin 2010-të, ndersa nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014-të do të fshihen gjobat, duke vënë si kusht pagimin e detyrimeve.

Akuzat për lidhje me ISIS – False. CIA i kërkon falje Ankarasë zyrtare

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 12:09

Shërbimi sekret amerikan – CIA – ka kërkuar falje me shkrim ndaj Turqisë për “deklarimet false” sipas të cilave Ankaraja zyrtare ishte e implikuar në kontrabandën e naftës me ISIS. Lajmi publikohet nga “Daily Sabah” e cila referon burime diplomatike turke. Sipas gazetës CIA dhe sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i kanë kërkuar falje Turqisë, pas një raporti që kjo e fundit ka prezantuar përmes të cilit provonte se akuzat për përfshirje në lidhje kontrabande me ISIS, ishin të pabaza.

2016, “Babagjyshi i Vitit të Ri”, e ka zbutur zemrën

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 18:39

Kryeministri deklaroi sot në komunikimin e tij javor se qeveria do të falë kamatëvonesat e energjisë elektrike për pensionistët. Kryeministri ka bërë të ditur madje se i kanë dhënë uratën për këtë akt, që bën pjesë në atë që quhet paketa e solidaritetit, e cila konsiston në falje dhe shpërblime për shtresat në nevojë.

Gënjeu

Postuar në 17 Tetor, 2016 17:43

Ngjarja është e thjeshtë, pasoja jo e vogël.

Më 22 qershor një pjesë e biznesneve u gjobitën me 10 mijë lekë për vonesë në deklarimin e administratorit. Kjo për shkak se sistemi e-tax përditësohet.

Ekspertët pranuan se ky ishte gabim i sistemit, pasi shumë biznese deklaruan se gjoba ishte vënë përpara se biznesi të merrte në dorëzim NIPT-in.

Më 1 korrik, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se këto gjoba do të faleshin, edhe pse sipas tij, “gjobat nuk ishin vënë gabim”.

Thirrje për vrasjen e shiitëve, kristianëve dhe hebrejve nga Xhamia e Shenjtë në Mekë

Postuar në 07 Shtator, 2016 10:26

Pavarësisht politikës predikimi fetar mbetet problematik dhe nxjerr zbuluar ndasitë thelbësore në botën islame. Nëse Imami i al –Azhar deklaroi pak ditë më parë nga Grozni se Salafizmi nuk bën pjesë në sunizëm, dje një nga imamët kryesorë të Arabisë Saudite bënte thirrje në faljen e tij për vrasjen e shiitëve, hipokritëve, kristianëve dhe hebrejve.
Falja dhe predikimi i imamit u transmetuan live në kanalin televiziv egjiptian Al-Qahera Wal Na dhe ato u bënë nga Masjid al- Ḥarām, njohur si Xhamia e Shenjtë, që ndodhet në Qabe, në qytetin e Mekës.

Falen borxhet tatimore të biznesit që nga viti 2011

Postuar në 14 Korrik, 2016 18:13

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u falë borxhet bizneseve, shuma e të cilave shkon në total në rreth 400 milionë dollarë.

Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se do të falen borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana para vitit 2011. Projektligji parashikon të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”.

"Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen"

Postuar në 26 Mars, 2016 11:12

Familjarët e Fiqiri Muçës janë të irrituar nga dekreti i Presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës, e ka cilësuar një vendim të padrejtë faljen e vrasësit të bashkëshortit të saj, babait të pesë fëmijëve.

Papa Françesku hedh një hap tjetër revolucionar për Kishën: Falje e mëkatit të abortit për këtë vit jubile

Postuar në 01 Shtator, 2015 17:29

Një tjetër lëvizje historike ka bërë Papa Françesku I, kur ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces. Kjo falje e një mëkati kaq të rëndë që për Kishën Katolike ndëshkohet me shkishërim, për besimtarët është e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar

Pages

Subscribe to RSS - falja