Gënjeu
Ngjarja është e thjeshtë, pasoja jo e vogël.
Më 22 qershor një pjesë e biznesneve u gjobitën me 10 mijë lekë për vonesë në deklarimin e administratorit. Kjo për shkak se sistemi e-tax përditësohet.
Ekspertët pranuan se ky ishte gabim i sistemit, pasi shumë biznese deklaruan se gjoba ishte vënë përpara se biznesi të merrte në dorëzim NIPT-in.
Më 1 korrik, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se këto gjoba do të faleshin, edhe pse sipas tij, “gjobat nuk ishin vënë gabim”.
Së fundmi biznesneve u ka shkuar shkresa për të paguar gjobën. Komentet nga Tatimet: “Drejtohuni në Ministrinë e Financave”, raporton “Monitor”.
Comments
Hajde gallate, hajde.
Nuk është as hera e parë, as e fundit.
Add new comment