2016, “Babagjyshi i Vitit të Ri”, e ka zbutur zemrën
Kryeministri deklaroi sot në komunikimin e tij javor se qeveria do të falë kamatëvonesat e energjisë elektrike për pensionistët. Kryeministri ka bërë të ditur madje se i kanë dhënë uratën për këtë akt, që bën pjesë në atë që quhet paketa e solidaritetit, e cila konsiston në falje dhe shpërblime për shtresat në nevojë.
“Dua t’i falenderoj të gjithë ata që më kanë përcjellë përmes mesazheve uratën e tyre për paketën e solidaritetit. Mirëkuptimi i arsyeshëm nga pesnionistët është për mua dhuarata më e mirë për këtë fundvit. Siç ju lajmërova ka ende më. Për ata që me mirëkptimin që u kthyen nga debitor në kontributor për sektorin e energjisë. Pë ata që 1260 mijë kontributor aktiv që kanë nëshkruar marrëveshjen me OSHEE dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatvonesës, 66539 janë konsumatorë pensionist, me ndihme ekonomike apo me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1200 lekë në muaj, 59461 janë konsumator të tjerë familjarë vlerësohen sot për statusin e qytetarit të mirë duke paguar rregullisht kestin. Për 66539 personat do të zerohen të gjitha kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike 20 lekë. Vlera që heq dorë nga borxhet e këqija është 95 mln dollar. 59461 familjarët kamat vonesat do të reduktohen 80%, vlera që heq shteti është 60 mln dollarë. Kjo % është e njëjtë për ata që i paguan menjëherë”, tha kryeministri.
Këto dhuarata për Vit të Ri shpërndahen sot nga kryeministri bashkë me premtimin për rritje rrogash e pensionesh në vitin 2017,i cili është një vit elektoral. Natyrisht Edi Ramës dhe ministrave të vet pak u intereson nëse dikush do të thotë se këto janë lëvizje elektorale, që synojnë të ndikojnë te vota. Qeveria do të thotë se janë shpërblim i reformave.
Vetëm se ka një memorie në këtë drejtim. Në vitin 2014, pra një vit pas ardhjes në pushtet të socialistëve, kryeministri ishte i prerë në mosfaljen e kamatëvonesave, duke kundërshtuar madje me tezën se paguesit më të rregullt janë pensionistët. Sot diçka ka ndryshuar, se çfarë nuk dihet.
Më poshtë deklarata e Ramës në vitin 2014:
Add new comment