kamatevonesa
Goli i radhës për ata që janë të rregullt/Qeveria “fal” edhe gjobat për kontributet në sigurimet shoqërore
Falja e radhës është ajo që lidhet me gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Fatura e kësaj lëvizjeje elektorale kushton 15 miliardë lekë siç raporton Televizioni Publik Shqiptar. Njësoj siç u veprua me energjinë, apo me kontributet e papaguara në bujqësi, edhe kësaj radhe falja kushtëzohet me pagesën e principalit principalit të kontributeve të papaguara brenda dhjetorit të këtij viti. Drejtrori Hado tha se falja do të normohet me një vendim të posaçëm të qeverisë.
2016, “Babagjyshi i Vitit të Ri”, e ka zbutur zemrën
Kryeministri deklaroi sot në komunikimin e tij javor se qeveria do të falë kamatëvonesat e energjisë elektrike për pensionistët. Kryeministri ka bërë të ditur madje se i kanë dhënë uratën për këtë akt, që bën pjesë në atë që quhet paketa e solidaritetit, e cila konsiston në falje dhe shpërblime për shtresat në nevojë.