Goli i radhës për ata që janë të rregullt/Qeveria “fal” edhe gjobat për kontributet në sigurimet shoqërore

Postuar në 26 Maj, 2017 15:42

Falja e radhës është ajo që lidhet me gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Fatura e kësaj lëvizjeje elektorale kushton 15 miliardë lekë siç raporton Televizioni Publik Shqiptar. Njësoj siç u veprua me energjinë, apo me kontributet e papaguara në bujqësi, edhe kësaj radhe falja kushtëzohet me pagesën e principalit principalit të kontributeve të papaguara brenda dhjetorit të këtij viti. Drejtrori Hado tha se falja do të normohet me një vendim të posaçëm të qeverisë.

Duhet thënë se nuk kemi të bëjmë me një falje të vërtetë por me një lëvizje që dëshmon pafuqinë e shtetit, kotësinë e sanksioneve si gjobat dhe kamatëvonesat si dhe mashtrimin për nevoja elektorale. Falja e gjobës dhe kamatëvonesës është si të thuash fshirje detyrimi nga letrat dhe as që prek bilancin e sigurimeve për llogaritë e kontributeve. Madje qeveria luan me një mastrim tregëtari kur bën oferta të tilla sezonale që në fund të fundit dekurajojnë ata që janë të rregullt.

Mësimi i parë dhe i fundit mbetet po i njëjti: Mos paguani asnjëherë gjoba në këtë shtet! Asnjëherë!

https://rtsh.al/lajme/qeveria-fal-gjobat-dhe-kamatvonesat-per-kontribute...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.