Falen borxhet tatimore të biznesit që nga viti 2011
Qeveria shqiptare ka vendosur t’u falë borxhet bizneseve, shuma e të cilave shkon në total në rreth 400 milionë dollarë.
Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se do të falen borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana para vitit 2011. Projektligji parashikon të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”.
Sipas burimeve mësohet se për detyrimet tatimore apo ato doganore të krijuara pas vitit 2011 do të ketë një skemë të pjesshme falje. Ndersa kush paguan 70 % të detyrimit final për gjobat dhe kamatevonesat pas 1 janarit 2012 do t’i falet 30 % e detyrimit si dhe të gjitha penalitet e tjera.
Falja do të përfshijë të gjitha llojet e detyrimeve tatimore, përveç atyre që lidhen me sigurimet e papaguara të punonjësve. Në total borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj shtetit arrin në mbi 800 milionë dollarë ndersa drafti u fal bizneseve mbi 3% të prodhimit kombëtar.
TemaTv
Add new comment