Erion veliaj

Gënjen me qetësi(ose nuk di gjë) dhe publikisht

Postuar në 18 Maj, 2020 14:16

Ky është Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili në një video 10 minutëshe u përpoq të shpjegonte vendimin e vështirë që sipas tij  iu desh të merrte për të hedhur në tokë me fadroma godinën e Teatrit Kombëtar.

Një ushtar që sillet si protagonist

Postuar në 25 Prill, 2020 19:41

Nëse ka në Shqipëri një biçim politikani që bën protagonistin e punëve të tjerëve ky është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

Erion Veliaj, Lali Eri, Lali €uro...

Postuar në 01 Shkurt, 2020 15:34

Dikush ka bërë popullor një pseudonim të ri për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili vetëquhet shpesh edhe në publik si Lali Eri. Lali Euro, madje Lali €uro në të shkruar, për të vënë në dukje natyrën dhe prapavijën e vendimeve të tij në krye të bashkisë.

Kritika objektive e "dishepujve të lajmit të mirë"

Postuar në 23 Janar, 2020 16:10

Në faqen online të gazetës “shqiptarja.com” publikohet sot një shkrim kritik për gazetarin e quajtur investigativ, Artan Hoxha  dhe videon e shpërndarë prej tij ku presupozohet se paraqitet duke marrë kokainë kryebashkiaku i Bulqizës. Thuhet ndër të tjera në këtë shkrim:

Veliaj spostohet për arsye të paqarta

Postuar në 06 Dhjetor, 2019 18:25

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot gjatë prezantimit të masave organizative dhe financiare për lehtësimin e pasojave të tërmetit, se procesi në fjalë do të mbikëqyret nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kërcënon se do "qërohen nga Tirana" fallsifikatorët e biletave, por nuk foli për Ardit Gjoklajn dhe Mirvete Dukën

Postuar në 28 Gusht, 2019 13:37

Policia e Shtetit, ka arrestuar sot me kërkesë të Prokurorisë disa shtetas që ishin përfshirë në fallsifikim të biletave të shërbimit të transportit publik. Është një krim ekonomik që mund të pritet për vetë mënyrën sesi është ndërtuar skema e faturimit dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. I jashtëzakonshëm, ose më mirë fare i pavend është reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk dihet se çfarë e shtyn në qëndrime si ky.

Kush provohet fajtor qërohet nga Tirana”-, shkruan  Veliaj në tuiter.

Përmende një herë fjalën LIGJ zoti Kryebashkiak!

Postuar në 30 Korrik, 2019 16:26

Thotë sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj:

Tiranë, kush e fiton çmimin e përditshëm "Veliaj"?

Postuar në 18 Korrik, 2019 16:33

I kemi parë të gjithë pamjet e policisë bashkiake që u sullen shitësve ambulantë në rrugët e Tranës. Është një galeri përballjesh epike mes don kishotëve të Bashkisë që lufton për përparimin dhe të regjuri nga vapa e shiu, shitës të majdanozit, qumështit, hithrave, misrave, apo edhe ujit. Është luftë kundër informalitetit, anti-estetikes dhe ndoshta, shpresojmë, për të mirën e shëndetit publik. Besoni cilën të doni nga propaganda e kryebashkiakut Veliaj.

Shpjegimi i 30 qershorit/Lali, ose një votë mbi koefiçentin e pështirosjes

Postuar në 04 Korrik, 2019 22:28

Lali, thonë se je shumë i mërzitur. Se je bërë verem si i thonë andej nga Jugu, helm. Thonë se ke marrë vetëm nja 100 mijë vota dhe se të tjerat t’i rregulloi Denari I KQZ-së. Thonë…se zyrtarisht ti ke marrë shumë vota. Ke thyer edhe rekordin madje. Por ti me firmat në procesverbale ia ke marrë dorën tani.

I pavlefshëm për një pakicë të heshtur prej 10 740 qytetarësh

Postuar në 01 Korrik, 2019 23:51

 Top-Channel publikon sot një shifër për votat e palvlefshme në Tiranë. Fjala është për zonën ku kandidonte ylli në ngjitje i Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Nga rreth 171 mijë vota që u hodhën më 30 qershor, në 11 njësitë e Tiranës janë verifikuar 10 740 vota ta pavlefshme. Një shifër e cila nuk mund të konsiderohet për shkak të gabimeve, por si shprehje e vullnetit të zgjedhësve që janë detyruar të votojnë për një punë, apo për një problem tjetër të lidhur me pushtetin. 

Pages

Subscribe to RSS - Erion veliaj