Veliaj spostohet për arsye të paqarta

Postuar në 06 Dhjetor, 2019 18:25

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot gjatë prezantimit të masave organizative dhe financiare për lehtësimin e pasojave të tërmetit, se procesi në fjalë do të mbikëqyret nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjesht një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale

tha Kryeministri.

Ky është një sinjal i qartë mosbesimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, të cilin Rama e shprehur fare hapur gjatë strehimit të familjes Lala në një pallat në Shkozë. Koha kur Veliaj ishte njeriu i të gjitha punëve duket se ka perënduar për arsye që mbeten spekullative. Thjesht ai nuk është në listën e njerëzve të rrethit të ngushtë të z. Rama që po delegon detyrat aty ku ndjen se mund të besojë.

Po kështu kryeministri ka njoftuar se do të miratohet një ligj që I hap rrugën rekrutimit të fuqisë së huaj punëtore, një ambicie të cilën z. Rama e ka shprehur edhe më parë me propozimin për lehtësimin e procedurave të dhënies së lejes së qëndrimit për punëtorët që vijnë nga jashtë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pse mer kaq shume pune paska ne Shqiperi saqe u dashkan sjelle forca pune nga jashte. Hajde, hajde Shqiperi me lule, me te lumshin ato tule.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo se ka nevoje domosdoshmerisht per punetore te huaj, por eshte politike e diktuar nga jashte per te pasur ne Europe numer njerezish dhe jo mw popuj! Ne te kundert Rama nuk sheh me para me sy nga Brukseli e Berlini! Ndaj ben cfar i thone!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.