Ekonomia
Taksat, Shqipëria në pozitë jokonkuruese në Ballkan
Qeveria e majtë foli dhe premtoi taksa të ulëta. Ajo e ndryshoi plitikën fiskale krahasuar me qeverinë e mëparëshme në disa drejtime, por sërish vlerësime të caktuara thonë se Shqipëria mbetet një vend që nuk ka politika favoziruese për biznesin. “Top-Channel” referon në një kronikë të vetën sot, një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Shqipëria është një ndër tre vendet, e cila iu përgjigj krizës financiare të vitti 2008-2009 me rritje taksash. “Një raport i fundit i FMN, vëren se shumica e vendeve i janë përgjigjur krizës së borxheve duke ulur shpenzimet.
Frenim i ekonomisë nga shtatori, të gjithë treguesit në rënie
Presioni i lartë ndaj bizneseve nisur që nga 1 shtatori, kur qeveria nisi aksionin ndaj informalitetit rezulton të ketë frenuar aktivitetin ekonomik këtë muaj, siç e dëshmojnë pothuajse të gjitha statistikat zyrtare.
Revista Monitor shkruan se kjo tendencë konfirmohet nga të dhënat e shtatorit, të publikuara zyrtarisht deri tani, që janë zhgënjyese dhe flasin për një frenim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik:
Moratoriumi i borxhit, tenderat,Toyota Prius
Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.
Shqipëria ra 29 vende për klimën e biznesit. Ministri: E prisnim. Pasojë e reformave agresive
Banka Botërore publikoi sot raporton e vet në të cilin Shqipëria ka humbur 29 vende në klimën e të bërit biznes. Por në vend të analizës dhe vlerësimit të kësaj situateër atë që paraqet, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se kjo ishte një gjë që qeveria e kishte parashikuar. Madje rënia, sipas tij ka ardhur pikërisht sipas reformave thelbësore dhe agresive të qeverisë.
Antiinformaliteti? Tatimet e doganat, në shtator, rënie reale 5.9%
Të ardhurat kanë njohur rënie edhe gjatë muajit shtator. Revista “Monitor” raporton se në raport me shtatorin e vitit të kaluar, rënia është në masën 230 milionë lekë. “Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Statistikat fiskale të përpunuara nga të dhënat progresive të Ministrisë së Financave për periudhën janar-shtator 2015 flasin për një rënie në vlerë absolute të të ardhurave në shtator 2015 raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 230 milionë lekë më pak se shtator 2014, apo 1% më të ulëta.
E pafalshme që Shqipëria nuk ka Bursë, e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina
Aksionet e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi kanë sjellë në vëmendje edhe një debat që ndoshta është krucial për ekonominë dhe tregun e kapitalit. Hapjen e një burse ku mund të kuotohen aksionet jo vetëm të kapitali shtetëror, por dhe atij privat. Ky është dhe një nga shqetësimet që përcjell ish-drejtori i Bursës së Tiranës, Elvin Meka sipas të cilit është absurde që Shqipëria funksionon pa bursë, ndërkohë që këtë institucion e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina.
Shqipëria nën kërcënimin e varfërisë ekstreme
Shqipëria po përballet përditë e më shumë me realitetin e rënies ekonomike dhe varfërisë. Aspekte të trashëguara në ekonomi dhe në shoqëri, këto po shfaqen përherë e më shumë me forcë. Banka Botërore ka publikuar shifrat e varfërisë në Shqipëri nga të cilat rezulton se brenda periudhës 2008-2012, numri i personave nën minimum është trefishuar. “Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.
Të paktën të arrijmë… Malin e Zi
Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaroi para ca ditësh në mediat shqiptare se vjelja e të ardhurave tatimore-doganore në Shqipëri, si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, është me e ulët sesa në shumë vende europiane me sistem të ngjashëm taksash.
Emigrantët janë ekonomikisht të domosdoshëm
Europa duket se ende nuk po di të përshtasë planifikimin me nevojat e veta. Ka kohë që në vendet kryesore flitet për krahun e punës, por edhe për investimet në burime njerëzore që përcaktojnë zhvillimin. Por këto parashtrime mbeten në kuadrin e konstatimeve dhe hasin në pengesa të mëdha, pasi atoo shkojnë kraha për karah me nevojën për imigrantë. Në një shkrim të vetin në “Deutsche Welle”, Richard Fuchs shkruan se imigrantët janë domosdoshmëri ekonomike, nëse Gjermania, si vendi kryesor i Europës, do të dojë të mbajë ritmin e zhvillimit që ka.