Antiinformaliteti? Tatimet e doganat, në shtator, rënie reale 5.9%

Postuar në 22 Tetor, 2015 10:30

Të ardhurat kanë njohur rënie edhe gjatë muajit shtator. Revista “Monitor” raporton se në raport me shtatorin e vitit të kaluar, rënia është në masën 230 milionë lekë. “Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Statistikat fiskale të përpunuara nga të dhënat progresive të Ministrisë së Financave për periudhën janar-shtator 2015 flasin për një rënie në vlerë absolute të të ardhurave në shtator 2015 raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 230 milionë lekë më pak se shtator 2014, apo 1% më të ulëta. Duke llogaritur dhe inflacionin (2.2% në shtator) dhe rritjen ekonomike (2.7% të pritshme këtë vit), tkurrja reale e të ardhurave ishte 5.9% në shtator”. Sipas revistës në fjalë shifrat provojnë një realitet të kundërt me pritmëritë dhe deklaratat e qeverisë: në shtator financat kishin raportuar rritje të ndjeshme të xhiros së bizneseve, me 14 miliardë lekë, apo rreth 34%, rreth 33 mijë biznese të reja, reth 60 mijë punonjës të deklaruar, rritje të ndjeshme të përdorimit të kasave, 4800 kasa të instaluar rishtazi etj., etj. Për të gjithë 9 mujorin rënia është e ndjeshme: 6.9 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar. 

http://www.monitor.al/e-pabesueshme-por-e-vertete-tatimet-e-doganat-ne-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.