Taksat, Shqipëria në pozitë jokonkuruese në Ballkan

Postuar në 14 Nëntor, 2015 16:19

Qeveria e majtë foli dhe premtoi taksa të ulëta. Ajo e ndryshoi plitikën fiskale krahasuar me qeverinë e mëparëshme në disa drejtime, por sërish vlerësime të caktuara thonë se Shqipëria mbetet një vend që nuk ka politika favoziruese për biznesin. “Top-Channel” referon në një kronikë të vetën sot, një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit Shqipëria është një ndër tre vendet, e cila iu përgjigj krizës financiare të vitti 2008-2009 me rritje taksash. “Një raport i fundit i FMN, vëren se shumica e vendeve i janë përgjigjur krizës së borxheve duke ulur shpenzimet. Të tjera kanë rritur taksat indirekte që vendosen mbi konsumin si tatimi mbi vlerën e shtuar për të mbledhur më shumë të ardhura.  Por vec këtyre, ka dhe një grup të vogël vendesh, më saktësisht 3 të tillë, të cilët kanë rritur taksat e drejtëpërdrejta që vendosen mbi biznesin dhe individët si tatimin mbi fitimin apo atë mbi të ardhurat vetjake. Shqipëria është një prej tyre. Dy vendet e tjera janë Serbia dhe Sllovakia.  Në Republikën Sllovake tatim-fitimi u rrit nga 20 në 23 për qind. Ndërsa në Shqipëri dhe Serbi kjo taksë u rrit ngta 10 për qind që ishte në 15 për qind. Në vendet e tjera të Europës tatimi mbi fitimin është ulur ose është mbajtur i pandryshuar me nivelet e para krizës”, shkruan TCH. Krahasuar me vende të Ballkanit, Shqipëria ka normën më të lartë të tatim fitimit bashkë me Serbinë. Ky realitet ndikon në konkurencën e ekonomisë dhe biznesit shqiptar, por edhe në thithjen e investimeve të huaja direkte. Kryeministri është përpjekur të promovojë personalisht, të paktën në Itali, nismën “Shqipëria 1 euro”, të shoqëruar edhe me ndryshime ligjore. Po kështu lehtësi parashikon edhe ligji “Për investimet strategjike”, por sërish Shqipëria nuk po sheh rritje të investimeve, që do të çlironin shumë një ekonomi të kontraktuar si kjo e jona. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313090&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.