edi rama
“Matrapazët” e humbur të integrimit
Deklarimet e Hashim Thaçit, president i Kosovës, se atij iu premtuar anëtarësim i Kosovës në Këshillin e Europës, liberalizimi i vizave dhe mbështetje për aplikimin për në UNESCO, krijim i ushtrisë dhe njohje, nëse do të pranonte krijimin e Tribunalit Special, kanë provokuar reagime. Mediat kosovare shkruajnë se aktorët e huaj kanë hedhur poshtë se një Pazar i tillë ka ndodhur ndonjëherë dhe madje ambasadori britanik në Prishtinë, ka dalë nga salla, ndërkohë që Thaçi bënte këto deklarime.
Në Maqedoni për herë të parë që pas krizës së fundit ku Tirana zyrtare u përfshi drejtpërdrejt
Kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Maqedoni në datat 16-17 tetor ku është I ftuar të marrë pjesë në një samit me 100 bizneset kryesore të Europës Juglidnore. Samiti që zhvillohet në Shkup do të asistohet edhe nga Komisionerja e BE-së për Transportin, Violeta Buc, e cila do të japë të dhëna për projektin Edison që financohet nga unioni. Ky projekt synon që të nxisë përdorimin e makinave elektrike në rajonin tonë duke krijuar infrastrukturën përkatëse rrugore dhe një rrjet komunikimi me shumë rëndësi për thellimin e komunikimit.
Kryeministri mendon ndryshe nga populli(dixhital): Papunësia, korrupsioni dhe cinizmi, armiqtë e qeverisë
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalë në mbledhjen e qeverisë, të cilën e ka përcjellë ë rubrikën "Komunikimi Javor". Teksa ka renditur detyrat dhe sfidat, ka inkruajuar ministrat dhe zv.ministrat, Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka tre armiq të egë: Papunësia, korrupsioni dhe cinizmi. Bashkë me to edhe një opozitë e dobët. Kujtojmë këtu se nëse kryeministri vendos Papunësinë dhe Korrupsionin si dy sfidat kryesore, qytetarët që iu bashkuan ftesës së tij për të shprehur online - Raport për Ju- mendimet dhe idetë për ndryshimin e Shqipërisë nuk i konsideronin këto si prioritare.
Ankesë publike për favorizimin e Serbisë dhe Malit të Zi nga BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë sërish një mendim rreth çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke dalë edhe me një ankesë publike ndaj Bashkimit Europian, që sipas tij po favorizon Serbinë dhe Malin e Zi në negociatat për anëtarësim.
Në një intervistë për gazetën austriake, “Standard”, sjellë në shqip nga ABC NEWS, Rama e ka cilësuar qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.
Një status në Facebook që vlen më shumë se "ikona" e "kryeministrit fluturues"
Premtoi fitore publicitare dhe ja arriti. Edhe pse askush s’mund të provojë se për çfarë e kishte fjalën në të vërtetë.
Kryebashkiaku I Tepelenës, Tërmet Peçi, ka ardhur sërish në vëmendje të medias, apo disa mediave, këto ditë. Siç edhe sqaron vetë në profilin në Facebook, Tërmeti, ka vendosur t’I dhurojë të rinjve të Tepelenës një model suksesi dhe frymëzimi: Edi Ramën duke bërë kosh. Paraqitur vizualisht në muret e një qendre të re sportive multifunksionale nga ato “që ndoshta rajoni i ka ëndërruar”.
Kush ka qeverisur në këta katër vjet?
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të cilët i ka lëvduar dhe u ka premtuar se ndaj subjekteve të tyre nuk do të ketë më asnjë gjobvë deri sa të bëhet ristrukturimi i inspektoriateve.
Telefonatë mes Borissov dhe Edi Ramës për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri
Agjencia Bullgare e Lajmeve raporton sot se kryeministri i vendit, Boyko Borissov, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përmes të cilës ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare.
“Biseda mori shtysë nga një ligj që synon mbrojtjen e të drejtave të pakicave që u hartua nga qeveria shqiptare. Borissov tha se ai priste që legjislacioni të përfshinte parashikimin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit bullgar”, raporton agjencia shtetërore bullgare.
Kullat, qendrat e reja tregëtare dhe opozita që bën sikur nuk kupton*
Lexova para disa ditësh një lajm që buron nga revista ekonomike “Monitor”, e cila, duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare të real estate “Collier International”, zbulon se Shqipëria paska 235 m² sipërfaqe qendrash tregtare për çdo 1000 banorë, çka tejkalon edhe vende si Gjermania, Franca, Italia Spanja. Duke u nisur nga kjo e dhënë, komentohej bumi i lejeve të ndërtimit që po jep së fundmi dyshja Rama-Veliaj, si për kulla të larta e pallate banimi, si për ndërtimin e qendrave të reja tregtare.
Ku shkoi "Policia që duam", institucioni "më i besueshëm"?
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shprehur sot falënderime për të gjithë ata që e kanë mbështetur në nisjen e procesit të vettingut në Policinë e Shtetit. Është në fakt një premtim i mbajtur i z. Xhafaj, i cili gjithësesi krijon një kakofoni me qëndrimet e deritanishme të qeverisë për këtë institucion.
Po përgjegjësi kush mban?
Kryeministri i Shqipërisë ka tagër të flasë në emër të shumicës së shqiptarëve së Shqipërisë, meqenëse kjo nënkuptohet nga mandate i tij. Por vështirë se ai mund të flasë në emër të dëshirave të tyre, pasi çdo interpretim do të ishte spekulativ. Z Rama luan në këtë drejtim duke sugjeruar të pavërtetën, ose të vërtetën e paverifikueshme, si interes të përgjithshëm, meqenëse vota e 25 qershorit garanton podiumin prej nga iniciohen politika.