edi rama
Fillojnë "sukseset" e policisë me drogën
Qeveria është zotuar se ky vit do jetë epilogu i luftës kundër drogës. Dhe s'ka si të jetë ndryshe, tani që shumica ka hequr nga këmbët ata që e pengonin të luftonin drogën. Policisë i duhen prova për t'u atashuar me një imazh të ri, që ndonjëherë ka më shumë vlerë se rezultatet. Mbrëmë u raportua për kapjen e tonelatave drogë në Vlorë e Kavajë, operacione që i përshëndeti edhe kreu i Policisë Haki Çako, duke folur për një polici që po përmbush mësimet dhe detyrat e kryeministrit Edi Rama
Lista e Facebook, një paralele me publikimin e "Raportit konfidencial të OSBE"
Kryeministri Edi Rama reagoi dje në mbrëmje rreth qëndrimeve të shprehura gjatë ditës për publikimin prej tij të listës së 100 personave të administratës dhe sistemit të drejtësisë për të cilët ka patur ankesa oniline. Ndër të tjera Kryeministri thotë:
“Po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë:
100 të përgojuar në Facebook e Kryeministrit që vjedh modelin e Qytetarit Dixhital
Kryeministri Edi Rama poston sot në selinë virtuale të qeverisë shqiptare – në Facebook – një listë me 100 emra nëpunësish dhe pjesëtarësh të sistemit të drejtësisë, të cilët akuzohen nga komentuesit online se kanë shkelur ligjin ose kanë marrë rryshfet. Eksperienca negative – kështu i klasifikon Rama këta persona që sot shohin emrin t’u shfaqet në një faqe vetëm pse dikush ka shkruar një koment.
Mësoni anglisht për të marrë vesh qëndrimin e Shqipërisë në Samitin e Triestes
Nëse të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në mediat e vendeve të tyre dhe kanë sqaruar se çfarë mendojnë për Samitin e Triestes, apo idenë e Zonës Rajonale Ekonomike, kryeministri i Shqipërisë, preferon ta bëjë këtë përmes mediave në SHBA dhe në anglisht. Madje, jo duke folur për vendin e tij, por pë Ballkanin.
Nga anullimet e konçesioneve të Gylen tek mirënjohja për Erdogan
Nga Stambolli ku mori pjesë në kongresin e naftës, kryeministri Rama shprehu publikisht mirënjohjen për presidentin e Turqisë Erdogan si garanci suksesi në investimet e sektorit energjetik, ku Shqipëria ruan rezerva të mëdha të pashfrytëzuara.
“Programi online i qeverisë”, befasues. Jo Punësimi në krye, por Drejtësia dhe Administrata!!!
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook atë që e quan “Raport për Ju”. Materiali është një përmbledhje e përpunuar dhe filtruar e komenteve dhe sugjerimeve të njerëzve në Facebook, për prioritetet e punës së qeverisë së re. Rezultati, ashtu siç e paraqet kryeministri, është befasues:
Fundi i të enjteve parlamentare?
Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama për emisionin Top-Story ka konfirmuar lajmin se Gramoz Ruçi do të jetë kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Po kështu Rama është kujdesur të qartësojë edhe se LSI-ja në fillim dhe pastaj PD-ja, do të jenë opozitë. Në ekuacion nuk figuron PDIU-ja e cila me gjasë do të jetë pjesë e qeverisë.
"Në Shqipëri ekziston rreziku i vendosjes së një regjimi personal të Edi Ramës"
Paskal Milo, aleat i përhershëm i Edi Ramës dhe PS-së përveç këtyre zgjedhjeve, ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli” ku zbulon frikën e tij nga fitorja e fundit elektorale e socialistëve. Sipas Milos, kryetar i Partisë Demokracia Sociale – historian me profesion – ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Shqipëri.
Juncker letër Ramës: Mandat për reformat. Të vijojë bashkëpunimi me opozitën
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me rastin e fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit. Një mandat për të vijuar reformat e nisura, kështu e lexon votën shqiptare Juncker, që shton se miratimi i tyre kërkon dialog konstruktiv ndërpartiak. Ai kërkon përpjekje të reja për miratimin e reformës në drejtësi, por edhe në luftën kundër drogës dhe kultivimit të saj. Juncker po ashtu vlerëson marrëveshjen me opozitën, të cilën e konsideron sit ë dobishme për vendin.
Më në fund një fjalë politike dhe jo hartim
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e zgjedhur të PS-së.