deshtimi

Të dështuar zyrtarisht: Rritje taksash për 2016-ën. Asnjë sqarim se çfarë ofrohet në këmbim të rritjes së barrës fiskale

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:42

Tani nuk është më sekret: për vitin 2016 parashikohet rritje tjetër e taksave. Mediat raportojnë se do të rriten akciza e birrës, akciza e verës. Nuk ndryshoj akciza e cigareve – që edhe kështu është më e larta në rajon, hiqet akciza e llambave, gomave, baterive dhe fishekzjarreve me argumentin mjeran se “ka shumë kontrabandë dhe kështu rekomandon FMN dhe Harvardi”. Do të rriten taksat mbi primet e shkruara për kompanitë e sigurimit nga 3% në 10%. Rritet tarifa për rentën minerare dhe taksa mbi pasurinë.

Shqipëria ka dështuar

Postuar në 20 Tetor, 2015 21:50

Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria është një shtet i dështuar. Kjo është edhe arsyeja e ikjes në masë të shqiptarëve, dukuri kjo që sipas tij po shoqërohet me mesazhin e keq se edhe ata që rrinë as që angazhohen. “Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.

Hashashi, ekonomi kombëtare. “Shqipëria u kthye e gjitha në mini- Lazaratër”

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:43

A po fitohet beteja ndaj hashashit? Shohim përditë aksione dhe asgjësim parcelash, por ditën tjetër, shfaqen me qindra të tjera. Ndonëse nuk pranohet, harta e kultivimit është zgjeruar tej Lazaratit, goditja e të cilit, si monopol, aktivizoi mekanizmin e tregut, plotësimin e tij pra me ofertë nga zona të tjera. Gazeta “Shekulli” pranon sot në një editorial të vetin se beteja është e humbur.

Korrupsion dhe evazion në Tatime e Dogana

Postuar në 14 Gusht, 2015 12:56

Nuk ka më asnjë dyshim që qeveria ka dështuar në disa plane me financat dhe ekonominë. Më e dukshmja, ajo s’ka mundur të realizojë të ardhurat fiskale, kryesisht për shkak të evazionit të lartë fiskal, korrupsionit të administratës fiskale dhe paaftësisë të pashembullt. Sjellja me tam-tame dhe largimi i paprecedentë i “Crown Agents” është qershia mbi këtë tortë të hidhur. Po ashtu, rritja ekonomike, sado të përpiqet INSTAT me “metodat” e reja apo marifete të tjera, duket pranë zeros, madje me shumë gjasa është negative, pra ekonomia është futur apo po rrëshqet në recesion.

Korrigjohet me laps dhe gomë rritja ekonomike dhe niveli i borxhit

Postuar në 08 Gusht, 2015 17:11

Qeveria rishikon me ulje shifrat e rritjes ekonomike, duke pranuar se objektivat e parashikuar nuk janë arritur. “Në kuadrin e fundit makroekonomik dhe fiskal, Këshilli i Ministrave ka korrigjuar në ulje shifrën e rritjes ekonomike, jo vetëm për këtë vit, por edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas dokumentit strategjik për 2015-ën rritja ekonomike është ulur nga 3 përqind që ishte vlerësimi fillestar, në 2.7 për qind. Por teksa ulja për këtë vit ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, surprizë ka qenë rishikimi në ulje për të gjithë horizontin afatmesëm.

Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”

Postuar në 05 Gusht, 2015 15:33

Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.

Pages

Subscribe to RSS - deshtimi