deshtimi

Si nuk bëri një gjë të saktë?!

Postuar në 19 Qershor, 2022 13:16

Bëri vend në mediat shqip dy ditë më parë një takim i kryeministrit me përfaqësues të pushtetit vendor. Në atë takim, z. Rama parlajmëroi marrjen e disa bashkive nën administrim nga qeveria, për shkak të falimentimit të tyre financiar. Kryeministri ka pranuar këtu një dështim spektakolar, për mungesë vizioni dhe aftësish menaxheriale të një reforme që u trumbetua si një ndër arritjet më të mëdha, shenjë e qartë progresi në vend.

BE-ja vendos kordon sanitar me Ballkanin

Postuar në 06 Tetor, 2021 23:56

Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvilluar së fundmi në Slloveni ka rezultuar një takim ku është afirmuar koma e Europës që nuk pranon transfuzion me gjakun jokompatibël të rajonit tonë. Në dokumentin e publikuar pas samitit, fjala vend kandidat është hequr nga teksti për t’u zëvendësuar me fjalën Partner. Është në thelb miratim i asaj që mund ta quajmë strategjia e Macron për zëvendësimin e Zgjerimit me Partneritetin Strategjik.

Kombndërtimi në Afganistan u pa si një lojë Lego

Postuar në 17 Gusht, 2021 13:47

 

Rënia e Kabulit ishte e pashmangshme. Shënon fundin e një fantazie perëndimore post-imperiale. E megjithatë reagimi i Perëndimit nuk është i besueshëm. Vëri emrin që do; katastrofë, poshtërim, një gabim katastrofik. I shkon. Të gjitha tërheqjet e perandorive janë të rrëmujshme. Kjo e tanishmja mori 20 vjet, por të paktën fundi ishte i shpejtë.

Jo thjesht Nuk Bëhemi, ndoshta Nuk Bëjmë

Postuar në 08 Maj, 2021 22:29

 

Opozita ka vënë një objektiv shumë ambicioz: të tejkalojë veten. Ajo po deklaron se zgjedhjet janë blerë dhe se ajo do të përpiqet ta faktojë këtë. Mandej do të kërkojë rivlerësim mandatesh. Me këtë tezë PD-ja synon të justifikojë qenien në krye të z. Lulzim Basha dhe mandej të thotë se nuk humbi. Madje u cenua demokracia.

Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër

Postuar në 16 Mars, 2021 16:03

Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.

Intervista e plotë e Kokëdhimës:

Dështim frustrues i presidencës gjermane të BE-së

Postuar në 21 Dhjetor, 2020 11:53

 

Dy dështimet e Presidentit Meta

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 01:34

Tri ditë më parë, Asambleja e Komisionit për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) miratoi opinionin përfundimtar në lidhje me pyetjet që Presidenti i Republikës i kishte drejtuar më 21 tetor 2020 këtij institucioni të Këshillit të Evropës. Nga analiza e këtij opinioni dalin në pah dy dështime të mëdha të Presidentit Meta, të cilat po i analizojmë në vijim.

Anatomia e katastrofës së samitit për Kosovën

Postuar në 27 Qershor, 2020 14:08

 

Në mars të këtij viti, administrata Trump projektoi me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vend të një operacioni të fshehtë të CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane zgjodhën presionin e hapur. Pak javë pas pezullimit të ndihmës për zhvillim dhe kërcënimit për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti u rrëzua.

Dështojnë testimet e remdesivir. Nuk ka asnjë efekt ndaj CoVid-19

Postuar në 24 Prill, 2020 02:47

Remdesivir, medikamenti antiviral i zhvilluar nga kompania amerikane Gilead Sciences ka dështuar në testimet e kryera për përdorimin kundër CoVid-19. 
Remdesivir u promovua që në fazat e para të epidemisë si një ilaç premtues, por ai ka dështuar, madje testimet janë ndërprerë për shkak të efekteve anësore. 

Roli ynë? Qëndruam të qeshur në kohë pandemie

Postuar në 16 Prill, 2020 13:41

Ish-diplomati dhe publicist Shaban Murati shkruante dje në gazetën “Dita” mbi atë që e quante gjeopolitika e koronavirusit. Murati rimerrte tezën e tij se traktatet e shumta të miqësisë dhe ato të bashkëpunimit strategjik që ka nënshkruar Shqipëria nuk vlejnë për asgjë nisur nga mënyra sesi u reagua gjatë kësaj krize. Sipas Muratit kjo situatë provoi se vetëm Turqia iu përgjigj apelit për ndihmë dhe se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë mbetet i pazëvendësueshëm për shqiptarët në Ballkan.

Pages

Subscribe to RSS - deshtimi