covid
Gjashtë muaj me Covid
Monique Jackson beson se u infektua me Covid-19 në fillim të pandemisë dhe gati gjashtë muaj më vonë ajo nuk ndihet ende mirë. Ajo është vetëm njëra nga mijëra pacientët që e kanë kaluar virusin dhe ende vuajnë pasojat e asaj që është emërtuar “Covid-i bishtgjatë”, që po studiohet në mënyrë të veçantë nga mjekët në të gjithë botën. Monique po lufton me koronavirusin për javën e 24-të me radhë. E konfimuar në mars me këtë infeksion, ajo ende po përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh me trupin e saj.
CoVid-19, verifikohet kalim antitrupash nga nëna shtatzanë te fëmija
Një fëmijë isapolindur në Vranja të Serbisë raportohet se ka trashëguar nga nëna antitrupat kundër CoVid-19. Të paktën këtë raporton spitali i Vranjës që përmes drejtoreshës së pavionit gjinekologjik, Gordana Djordjevic ka sqaruar se fëmija ka rezultuar negativ ndaj CoVid-19, por me antitrupa ndaj virusit.
Itali, 1.5 milionë persona në kontakt me CoVid-19. Gjashtë herë më shumë nga sa janë gjurmuar
Në Itali janë publikuar të dhënat e para zyrtare të fushatës kombëtare të testeve sereologjike, kryer mes 25 majit dhr 15 korrikut.
E besueshme mbeti vetëm maska
Koronavirusi erdhi. Na thanë se ka qenë në mars, pastaj e shtynë pak më tutje, ndoshta në nëntor. Tani na del se paska qenë që në vitin 2019 në Barcelonë. Të dhënat dalin nga analizat e ujërave të zeza.
Koronavirusi, dimë vetëm që nuk dimë Asgjë
Ekspertët e mjekësisë duket se nuk kanë një përgjigje të qartë dhe bindëse për epideminë dhe sëmundshmërinë e provokuar nga koronavirusi. Në krye të katër muajve nga shfaqja e virusit në formë epidemike, mendimet në vende të ndryshme nuk përkojnë.
CoVid-19, askush nuk di gjë me siguri
Mediat e shumta raportojnë thuajse përditë për studime dhe ilaçe të ndryshme kundër koronavirusit. Kundërthënia e studimeve klinike për këtë virus është kaq e madhe saqë ngjan se trajtimi i ndjekur në valën e parë të ketë qenë një eksperiment mbi njerëzit. P.sh sipas mediave “një studim thotë” se përdorimi i hidroksilklorokinës për trajtimin e pacientëve me CoVid-19 rrit shkallën e vdekshmërisë, por jo kur alternohet me antibiotik. Shkaku: Zemra.
Parandalimi i infektimit me CoVid-19 imiton luftën kundër zakoneve prapanike
Një lajm i ri shumë optimist vjen nga ShBA për luftën ndaj CoVid-19. Shkencëtarët kanë zbuluar se po të lash gojën me listerinë parandalon infektimin nga virusi. Aryseja është se listerina ka 20% alkool. Në mediat shqip ky lajm është një përkthim nga burimi i preferuar i saj, Daily Mail. Nëse lexon lajmin origjinal kupton se zbulimin e madh e ka bërë “një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh”, sipas të cilëve madje është urgjente që të testohet lidhja larje goje-parandalim ndaj CoVid-19.
Një e dhënë nga Italia që përforcon mendimin se CoVid-19 ka qenë në Shqipëri në shkurt
Mendimi i mjekëve shqiptarë se virusi CoVid-19 ka qenë prezent që në shkurt në Shqipëri gjen një konfirmim të tërthortë nga Italia. Corriere della Sera shkruan se koronavirusi është identifikuar në Lombardi të paktën që në 26 janar 2020 dhe në këtë periudhë vlerësohet se ka patur 1200 të infektuar në zonë. Nga kjo datë deri më 21 shkurt kur u deklarua rasti i parë pozitiv në Codogno ka kalur një muaj fatal gjatë të cilit virusi është përhapur masivisht dhe pa asnjë kontroll.
10 raste të reja me CoVid-19 në 24 orët e fundit
Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka informuar sot mbi numrin e të infektuarve me CoVid-19 në 24 orët e fundit.
34 raste të reja. 712 numri i të prekurve, 40 të shtruarit
Sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të infektuarve nga CoVid-19 është shtuar me 34. Nê një dalje për mediat përfaqësuesja e Ministrisë cilësoi se shumica e të prekurve janë asimptomatikë dhe se numri i të shtruarve në spital është shtuar me 1. Më poshtë deklarata e plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID19.