CoVid-19, verifikohet kalim antitrupash nga nëna shtatzanë te fëmija
Një fëmijë isapolindur në Vranja të Serbisë raportohet se ka trashëguar nga nëna antitrupat kundër CoVid-19. Të paktën këtë raporton spitali i Vranjës që përmes drejtoreshës së pavionit gjinekologjik, Gordana Djordjevic ka sqaruar se fëmija ka rezultuar negativ ndaj CoVid-19, por me antitrupa ndaj virusit.
E ëma raportohet se ka kaluar koronavirusin në muajin e nëntë të shtazanisë, asimptomatike, çka sugjeron se ajo ka zhvilluar antitrupa që thuhet se i janë trashëguar fëmijës së vet. Është një dritare e re në luftën kundër koronavirusit dhe që jep shpresë për shëndetin e fëmijëve.
Add new comment