femija
Video/Greqi, prifti ndihmon fëmijën të puthë trupin e peshkopit të vdekur nga CoVid-19!!!
Mediat greke kanë publikuar sot pamje nga një ceremony mortore në kishë ku paraqitet një prift që ngre një fëmijë për të puthur trupin e peshkopit të Langadas, të vdekur nga CoVid-19. Fëmija është me maskë dhe prifti e ndihmon të kryejë ritin e puthjes së kufomës, ndërkohë që është provuar tashmë se në kësi rastesh njerëzit janë shumë të ekspozuar ndaj infektimeve.
Video/Ku është fëmija im?
Open Arms ka sjellë pamje video nga shpëtimi në Mesdhe i një gomoneje me refugjatë nga Afrika në datën 11 nëntor. Nga 100 udhëtarët 6 kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmija 6 muajsh i gruas që shihet të qajë në video. Edhe dje mediat raportojnë se nga Libia u nis një tjetër mjet u mbyt në afërsi të Libisë me 74 persona në bord, duke ekspozuar kështu se në kufijtë e Europës vijon të konsumohet po ajo tragjedi që kemi dekada që e shohim dhe që në disa kohë kemi qenë edhe vetë protagonistë.
CoVid-19, verifikohet kalim antitrupash nga nëna shtatzanë te fëmija
Një fëmijë isapolindur në Vranja të Serbisë raportohet se ka trashëguar nga nëna antitrupat kundër CoVid-19. Të paktën këtë raporton spitali i Vranjës që përmes drejtoreshës së pavionit gjinekologjik, Gordana Djordjevic ka sqaruar se fëmija ka rezultuar negativ ndaj CoVid-19, por me antitrupa ndaj virusit.
Dhunë në një kopësht privat mbi një fëmijë 3 vjeçar
Emisioni “Stop” në “Tv Klan” ka sjellë dje pamje shokuese nga një kopësht privat në Tiranë ku admiistratorja e tij, Anjeza Shabani, qëllon një fëmijë 3 vjeçar. Fëmija i hutuar dhe i trembur vetëm qan, ndërsa Anjeza nuk ndalet dhe siç shihet e lëshon mirë dorën, ndonëse me dorën tjetër u merr paratë prindërve. Është një nga ato raste që nuk ka sesi të kthesh faqen tjetër, sikundër sugjeron heshtja dhe paaftësia e shtetit që duhet medoemos të nisë një kontroll të përgjithshëm mbi situatën në mjedise të tilla.
Shënime për romanin “Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper Lee, përkthim i Jogji Qirjakos, “Omsca-1”
Një fëmijë 4 vjeç mbahet 11 orë në komisariat(video)
Qeveria po bën shumë përpjekje për të përmirësuar imazhin e policisë së shtetit, apo për të rritur mundësinë e qytetarëve për të denoncuar, por sërish, rastet abuzive nuk sosin. Madje të tilla që shkojnë në kufij të njerëzores. Sot raportohet se në komisariatin e Pogradecit është mbajtur për 11 orë një fëmijë vetëm 4 vjeç. Ka qenë nëna që ka denoncuar këtë rast, që sipas saj ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së fëmijës e dërgimin e tij në spital. “Majlinda Leka shprehet se i biri ka qëndruar në komisariat pa ushqim dhe pa gjumë, e tani ajo e ka shtruar në polici.