Një fëmijë 4 vjeç mbahet 11 orë në komisariat(video)
Qeveria po bën shumë përpjekje për të përmirësuar imazhin e policisë së shtetit, apo për të rritur mundësinë e qytetarëve për të denoncuar, por sërish, rastet abuzive nuk sosin. Madje të tilla që shkojnë në kufij të njerëzores. Sot raportohet se në komisariatin e Pogradecit është mbajtur për 11 orë një fëmijë vetëm 4 vjeç. Ka qenë nëna që ka denoncuar këtë rast, që sipas saj ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së fëmijës e dërgimin e tij në spital. “Majlinda Leka shprehet se i biri ka qëndruar në komisariat pa ushqim dhe pa gjumë, e tani ajo e ka shtruar në polici. Djali i mitur u shoqërua në komisariat bashkë me të atin pas ndalimit të tij nga Policia e Pogradecit për transportim lëndësh drusore, ngjarje kjo e ndodhur më 11 gusht në fshatin Zvirinë”, raporton “Syri.net”. Policia nuk e mohon që ka mbajtur fëmijën në komisariat, por hedh poshtë trajtimin e keq. “E kemi trajtuar normalisht, e kemi mbajtur me kujdes. Lajmëruam familjarët e tjerë, por ishin larg komisariatit”, është reagimi i policisë.
Add new comment