buxhetin 2016
Cani flet për buxhetin 2016: Do ta paraqesim në fund të tetorit, pas konsulencës me FMN-në
Në fund të muajit tetor do të prezantohet projektbuxheti i vitit 2016. Këtë e deklaroi sot ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Deklarata e Canit u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmën financiare për projektin “Instalimi në Ministrinë e Financave i programit DMFAS 6 të UNCTAD –it dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të borxhit në Shqipëri“, me ambasadorin e Zvicrës, Christoph Graf. Sipas tij, p/buxheti do të konsultohet edhe me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili pritet të mbërrijë në vendin tonë në gjysmën e dytë të muajit tetor.