beograd
Ish-Presidenti Moisiu: “Këto që tha Rama në Beograd i thashë edhe unë para 10 vjetësh”. Kujtesë: Kosova e shpalli pavarësinë 8 vjet më parë
Edi Ramën po e marrin në mbrojtje për deklaratat e tij në Beograd; dikush flet për komplekse nga Kosova, dikush tjetër për keqkuptim, një tjetër flet për nënën e për babën, ka ndonjë që kujton cicat e Cecës, ndonjë akademik flet me paradigma të feudalizmit, nuk mungon ndonjë sulm për budallallëkun e ministrit Hoxhaj. Radha i ka ardhur edhe ish – presidentit Alfred Moisiu. Në një intervistë për Kosova Press, Moisiu “arsyeton” sesa punë të mirë ka bërë kryeministri i Shqipërisë në Beograd:
Rexhep Qose: Fjalimet e Edi Ramës në Beograd, leksione politike dhe intelektuale
Edhe akademiku Rexhep Qose është bërë pjesë e debatit se çfarë përfaqësoi Edi Rama në Beograd. I njohur për afilacionet e majta, shkrimtari kosovar ka vlerësuar politikisht fjalimin e kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e cilësuar si një leksion për politikën mbarë shqiptare.
Vizita në Beograd, katalizator për defaktorizimin e Edi Ramës në botën shqiptare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në Facebook një status ku komenton vizitën e Edi Ramës në Beograd. Komenti vlen të sillet edhe si një qëndrim politik i formuluar mirë mbi tema të politikës së jashtme, ndonëse bashkë komentet për raportet me Greqinë, duket qartë një përpjekje për të defaktorizuar Ramën në botën shqiptare. Dhe jo pa sukses, nëse shohim se vizita e kryeministrit në Beograd prodhoi jo pak keqkuptime. Më poshtë komenti i Berishës:
"Droni" i dytë në Beograd - Edi Rama – idealist!!!
Edi Rama një idealist. Mund t’ia thuash kujtdo dhe me gjasë do të qeshë me të madhe. Idealizmi ngjan të jetë arratisur nga ky vend për të mos u kthyer më. E megjithatë ja që etiketa e tij i ngjitet në qafë kryeministrit shqiptar. Përcaktimi vjen nga një shkrim që i kushtohet Ramës në gazetën serbe “Danas”, e që ka për autor Radivoj Cveticanin, rimarrë dhe përkthyer në anglisht nga botuesi i Ramës në Serbi, agjencia “B92”.
Shakatë e kryeministrit në Beograd, nga Prishtina i kërkojnë të mos flasë në emër të gjithë shqiptarëve
Vizita e Edi Ramës në Beograd në kuadër të Forumit për Sigurinë duket se po i shërben vetëm humorit të kryeministrit sesa një axhende serioze politike për marrëdhëniet mes dy vendeve. E para sepse kryeministri Rama prezantohet në Beograd si kryeministër i gjithë shqiptarëve, çka nuk është e vërtetë as në kuptimin simbolik të fjalës. Ai nuk ka negociuar dhe nuk mund të negociojë asgjë në lidhje me Kosovën.
Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit
Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.
Vuçiç pret në Beograd sopranon Inva Mula para koncertit në Beograd
Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”
Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.
Në Beograd parlajmërojnë sërish për luftë
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur me tone alarmante sot në Këshillin e Ministerialit të OSBE-së zhvilluar në Beograd. Sipas tij, “Ballakni mbetet një fuçi baruti që mjafton një shkëndijë për të shpërhtyer sërish”. Nuk është e qartë se kujt i referohet kryeministri serb, por vihet re një lloj krekosje karakteritike serbe që synon të rikthejë rolin e dikurshëm të Serbisë në ekuilibrat ballkanikë, kur brenda këtij qerthulli, Vuçiç e cilëson vendin e tij si stabël. “Duhet të shpreh shqetësimin tim për stabilitetin e Ballkanit.