Rexhep Qose: Fjalimet e Edi Ramës në Beograd, leksione politike dhe intelektuale
Edhe akademiku Rexhep Qose është bërë pjesë e debatit se çfarë përfaqësoi Edi Rama në Beograd. I njohur për afilacionet e majta, shkrimtari kosovar ka vlerësuar politikisht fjalimin e kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e cilësuar si një leksion për politikën mbarë shqiptare.
“Në përgjithësi fjalimi i Edi Ramës ju po thoni para kryeministrit Vuçiç e unë do të thosha para opinionit serb, shqiptar e evropian ishte fjalim i menduar shumë mirë, fjalim me rrezatim të gjerë politik. Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politike serbe dhe kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”-theksoi Qose në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Qose nuk nguron të thotë se Rama është intelektual i rendit të parë që nderohet në të gjithë Europën jo vetëm për fjalimet, por edhe për pikturat e tij.
“Edi Rama është edhe intelektual e krijues, është piktor e grafist, edhe publicist e eseist i rendit të parë. Mund të keni vërejtur se në Evropë, kudo e kurdo është në vizita zyrtare, tregohet nderim për Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë njëkohësisht duke pasur parasysh edhe prestigjin e tij intelektual, të treguar, të shprehur, natyrshëm, në të gjitha paraqitjet e tij”-shtoi akademiku Qose
Comments
Obobo!
Eshte interesant se si ia bejne qejfin njeri tjetrit kaloresit e vetkenaqur te te ashtuquajtures shqiptarizem.
Kur del Qosja, cmenden dhe
Kur del Qosja, cmenden dhe torollaket si fence adolishentesh, dhe e quajn Rilindesi i Fundit. Llak te fusesh gishtat ne goje e te vjellesh.
Eh
Sali Beridha asht burre i vertete shteti !
Vertet nuk merret me piktura por instaloi tallavane ne te gjitha nivelet !
1.tallavane kulturore, e filloi me Bujar Qamilin, Artjola Tosken e Sinan Hoxhen !
2.tallavane politike, ku vete eshte Ylli i pashuar, duke e kthyer Shqiperine ne nje vend te zhvilluar ne te gjitha drejtimet!
3.tallavane ekonomike, te cilen e nisi me shkaterrimin e te gjitha objekteve bujqesore e industriale qe kishin ndertu kamunistat!
Mbi te gjitha, Sali Berisha ne kundershtim prej Edi Rames, ndertoj maredhenie te mira me Gerqine e Serbijen. Nave, populli i thjeshte, dona me vjel rrush e ullinj ne Gerqi e me pre dru ne Serbije!
Kete Edi Ramen nuk e kuptoj me thane te drejten, keta shqiptaret jane te rrezikshem, nuk jane si nave osmanet!
Add new comment