Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”
Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai. Shembull i ngjashëm është ai i raporteve mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore gjatë Luftës së Ftohtë. Këtij qëndrimi i është përgjigjur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, i cili deklaroi të premten se “ne e respektojmë politikën e SHBA-ve, por Serbia ka politikën e vet”. “Gjithçka mund të them është se nuk është e lehtë për ne si një vend i vogël, që t’i përgjigjemi asaj çfarë Kirby ka thënë...Ne e respektojmë politikën e SHBA-së, ata janë superfuqia botërore, por ne kemi politikën tonë dhe i përmbahemi asaj”, tha Vuçiç. Ndoshta nuk ka analogji, por le të vihet re sesi ndryshon raporti mes politikës serbe në qëndrimet ndaj SHBA-së, me atë që politika shqiptare ka ndaj qëndrimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë.
Add new comment