Ish-Presidenti Moisiu: “Këto që tha Rama në Beograd i thashë edhe unë para 10 vjetësh”. Kujtesë: Kosova e shpalli pavarësinë 8 vjet më parë

Postuar në 21 Tetor, 2016 19:44

Edi Ramën po e marrin në mbrojtje për deklaratat e tij në Beograd; dikush flet për komplekse nga Kosova, dikush tjetër për keqkuptim, një tjetër flet për nënën e për babën, ka ndonjë që kujton cicat e Cecës, ndonjë akademik flet me paradigma të feudalizmit, nuk mungon ndonjë sulm për budallallëkun e ministrit Hoxhaj. Radha i ka ardhur edhe ish – presidentit Alfred Moisiu. Në një intervistë për Kosova Press, Moisiu “arsyeton” sesa punë të mirë ka bërë kryeministri i Shqipërisë në Beograd:

Sipas asaj që gjykoj unë, ato që i tha Rama në Beograd nuk kanë asgjë dhe asnjë shprehje që të krijojnë probleme. Me sa mbaj mend unë, ai tha dy gjëra kryesore. E para që njohja e pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë e lehtëson, e ndihmon. Dhe e dyta, tha se Trepçën nuk mund ta sjellim në Beograd, Trepça është atje ku është. Unë mendoj që çdo shqiptar e ka për detyrë që të mbrojë të drejtat e bashkëkombësve, të bashkatdhetarëve të tij. Historia jonë, e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. Por ne të paktën do të bëjmë detyrën tonë. Nuk e arrijmë dot ta ribashkojmë vendin, për arsye që dihen, por disa drejtime mund të kryejmë, si në anën ekonomike, anën politike, anën kulturore. Këto gjëra ne duhet t’i bëjmë. Unë gjykoj që secili, sa herë që krijohet rasti dhe mundësia, duhet t’i dal në mbrojtje njëri tjetrit”, tha ish presidenti i Shqipërisë.

Më tej, si për ta shfajësuar fare Ramën nga kapardisja në Serbi, ish- presidenti ka shtuar se edhe ai vetë – 10 vjet më parë – ka thënë të njëjtën gjë në Beograd.

Organizuam një takim në Serbi me të gjithë presidentët e rajonit. Në një konferencë shtypi në fund të takimit unë fola, jo si Rama se është 10 vjet më përpara, por të njëjta gjëra mund të them në përmbajtje”, tha Moisiu.

Mundet të jetë edhe kështu vetëm se në vitin 2006 Kosova nuk e kishte shpallur ende Pavarësinë si akt formal. E asokohe çdo deklarim i shërbente çështjes, në të kundërt të realitetit të sotshëm kur Kosova ka problemin e afirmimit të Pavarësisë dhe institucioneve të saj. Kaq nuk është e vështirë të kuptohet.

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Po ha pershesh dhe ky. hahahaha o zot sa kam qesh

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Eh mor Alfred, ti thua:

" Historia jonë, e shqiptarëve, ka qenë shumë e dhimbshme. Ne jemi dëmtuar dhe copëtuar nga të tjerët, ca me dashje ca pa dashje. "

Po harron te thuash qe mjerimi kryesor shqiptareve u ka erdhur edhe nga palo lideret qe kane pasur gjate kesaj historie. Bej hesap kur te erdhi rradha edhe ty te behesh president, e ketij rrotes sot kryeminister cfare do te presesh. Dhe e bukura eshte se takemi juaj i dilni per zot njeri tjetrit dhe lepiheni reciprokisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.