Shakatë e kryeministrit në Beograd, nga Prishtina i kërkojnë të mos flasë në emër të gjithë shqiptarëve
Vizita e Edi Ramës në Beograd në kuadër të Forumit për Sigurinë duket se po i shërben vetëm humorit të kryeministrit sesa një axhende serioze politike për marrëdhëniet mes dy vendeve. E para sepse kryeministri Rama prezantohet në Beograd si kryeministër i gjithë shqiptarëve, çka nuk është e vërtetë as në kuptimin simbolik të fjalës. Ai nuk ka negociuar dhe nuk mund të negociojë asgjë në lidhje me Kosovën. Nëse para 2 ose 3 vitesh kosovarët pranonin një lloj retorike që orkestrohej nga Tirana si kryeqendër e shqiptarisë, me pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, qasja ka nisur t'i afrohet realizmit.
Edi Rama nuk përfaqëson shqiptarët e Kosovës dhe Isa Mustafa nuk përfaqëson shqiptarët e Shqipërisë. Ndarjet kanë filluar të ravijëzohen dhe madje të thuhen. Përveç zërave që janë kundër një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nga opinioni mediatik në Kosovë vijnë mesazhe që duhen lexuar si jo të rastësishme. Gazetari Berat Buzhala shkruan se Edi Rama nuk mund të flasë për Kosovën në Beograd.
Postimi i Buzhalës:
"Kryeministri Rama paska fluturu per ne Beograd, per me u taku me Vuçiçin. Ne shkrim po thuhet qe kane me diskutu per “raportet shqiptaro – serbe”. Amani te kofte mos fol ne emen temin, nese ka mundesi. Edhe nje soçialist tjeter, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin ne Krete, ne vitin 1997, per me diskutu per raportet shqiptaro – serbe. Pas takimit tha, atebote: Kryeqyteti i shqiptareve te Kosoves eshte Beogradi. Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosoven ti. Lidhje nuk ki me Kosoven ti. Pse po don me e bo çorap krejt punen. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevoje per avokat ne kete faze. E posaçerisht jo per nje avokat qe i thote Aleksander Vuçiçit ‘mik’"
Në Ballkan bëhesh lider me batuta
Për sa më tej kryeministri Rama ka dhënë shfaqjen e radhës në Beograd, duke folur më shumë për të tjerët dhe avantazhet që Shqipëria ka në raport me Serbinë.
Rama
“Jemi ndryshe me Serbinë kur vjen fjala te integrimi në BE se ne s’jemi në mes dy dashurive të mundshme, kemi vetëm një, drejt Perëndimit dhe kjo ndihet e tillë. Është e lidhur me të kaluarën tonë që ka qenë dëshira për të takuar Perëndimin, dëshira e zgjatur e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE. Kemi qenë të aftë për të bërë reforma që s’janë bërë kurrë në vendin tonë se njerëzit janë kuptuar se kjo është mënyra për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe evropiane. Është beteja jonë si lider që njerëzit të kuptojnë se integrimi në BE s’ka të bëjë me zgjedhjen mes dy dashurive të mundshme por për të zgjedhur mes të ardhmes dhe të kaluarës”.
Vuçiç:
"Ne kemi vetëm një dashuri, ajo është Serbia, qëllimi ynë është rruga në BE dhe atë çka disa njerëz janë përpjekur të bëjnë me Serbinë, mendoj se shumë njerëz duhet të respektojnë qëndrimin tonë të Republikës së Serbisë, po themi që duam marrëdhënie tradiçionale me Rusinë dhe s’gënjejmë për këtë por e theksoj që qëllimi ynë është rruga në BE".
Rama:
"Kosova është komplet aty ku ne nuk biem dakord fare se pikëpamja ime është që sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën aq më mirë do jetë për të gjithë. Ka një proçes që unë e mbështes dhe e them se të dy liderët duhet të lavdërohen, është dialogu, një mjet shumë i rëndësishëm për të ankoruar pushtetin e së ardhmes. Kam një pyetje të thjeshtë, çfarë bëni me Trepçën? Ajo është në tokën e Kosovës, e merrni e sillni këtu në Serbi? Edhe ata atje në Kosovë duhet ta kuptojnë se Trepça është një minierë në tokën e Kosovës dhe i takon popullit të Kosovës, dhe në fund është ekonomi…Në të dy palët në Kosovë e Serbi prioriteti duhet të jetë të bëjmë njerëzit të lumtur. Ky duhet të jetë qëllimi".
Vuçiç:
"Kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por s’do ta them këtë, përfundimi është që ne do vazhdojmë proçesin e dialogut në mënyrë pasiononte dhe të durueshme se është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik të një rajoni të tërë, diçka që duhet ta bëjmë për të ardhmen e marrëdhënieve serbe-shqiptare. Duhet të krijojmë vullnetin e mirë në Ballkanin Perëndimor dhe çdo gjë tjetër do jetë e lehtë për të ardhmen".
Comments
Albania
Edi Rama eshte mbreti i te gjithe Shqiptareve, {princi eshte Leka} kurse te tjeret jane ose satelite ose antikombetare! Ky lloj mentaliteti zor se do te largohet nga kokat e udheheqjes sone, cilido qofte ne pushtet! Vetem do te nderroje pak performanca! Por po ta shikojme me thelle, nuk duhet te fajesohet Rama per pozicionimin qe merr! Eshte ky milet qe nuk ka kuraje te marre pergjegjesine ti votoje kunder kur ai e meriton kete! Atehere perse duhet Rama te jete ndryshe?! Atij po i ecen gjithsesi!
Add new comment