armet berthamore
Krenaria nukleare e Kim Jong-un
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi sot se vendi i tij do t’i përdorte armët bërthamore që kishte në dispozicion vetëm në rast vetëmbrojtjeje. ”Kim premtoi edhe se do të përpiqej të përmirësonte dhe normalizonte marrëdhëniet me vendet armike, përgjithësisht të nënkuptuara si SHBA dhe Koreja e Jugut”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, YONHAP.
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Perry: “Sulmet bërthamore mund të ndodhin çdo moment. Armët bërthamore nuk ofrojnë më siguri”
Tensionet në botë sa vijnë e ngrihen, me rishfaqjen e Rusisë në skenë, me fuqizimin e Kinës, Indisë, Iranit, por edhe me forcën e madhe të terrorizmit që është përftuar përmes Shtetit Islamik. Në këtë kuadër nuk mungojnë as parashikimet apokaliptike, të cilat zënë fill nga një përvojë e Luftës së Ftohtë, apo edhe e Luftës së Parë Botërore, cilësuar edhe si një luftë që nisi për shkak të keqkuptimit nga keqllogaritja reciproke.
SHBA dhe Rusia përmirësojnë arsenalin bërthamor. Putin: “Shpresoj se nuk ka në Tokë ndonjë te çmendur që do të vendoste përdorimin e tyre”
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë rihyrë në përballjen e Luftës së Ftohtë, kohë kur garancia reciproke sigurohej nga armët bërthamore. SHBA kanë stacinuar armë bërthamore në Europë dhe Kremlini zyrtar e sheh këtë si rrezik serioz për Rusinë. Rrjedhoja e këtij akti është e pritshme: në një deklarim të vetin, presidenti rus Vladimiri Putin ka deklaruar në Rossiya – 1 se vendi i tij do të modernizojë armatimin bërthamor, gjithnjë me idenë e frenimit. “SHBA kanë stacionuar armët e veta bërthamore në Europë që pas LIIB.
Paqja e pamundur e Sirisë, inkursionet në Irak dhe skenarët me armë të shkatërrimit në masë
Gorbaçov: “Nëse armët bërthamore nuk eliminohen, herët apo vonë ato do të përdoren”
Mikhail Gorbaçov, drejtuesi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Spiegel” në të cilën përqendrohet kryesisht në nevojën e eliminimit të armëve bërthamore. Gorbaçov hyn në histori dhe flet për përpjekjet e dikurshme mes ShBA dhe BS-së për të nisur çarmatimin, i cili sot ka dala nga axhenda ndërkombëtare.