afganistan
Ambasadori turk përshëndet nisjen e trupave shqiptare në Afganistan: Dëshmi e lidhjeve vllazërore në shekuj
Një kontingjent i Batalionit Komando të Forcave të Armatosura shqiptare u nis me mision paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të kontributit të FARSH në operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”. Kontigjenti i katërt paqeruajtës i FA shqiptare do të shërbejnë për një periudhë 6 - mujore në Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje dhe varësi të Komandës Rajonale turke në Kabul.
Dritëhijet e Afganistanit, një vend që nuk gjen paqe
Fotografi australian Andrew Quilty dokumenton me aparatin e tij konfliktin në Afganistan. Foto që paraqesin një vend me plagët e luftës, por që nga ana tjetër ka bukuri te cilat janë harruar prej kohësh.
Identifikohet admiruesi i veçantë i Messit në Afganistan
Një foto e publikuar online, ku shfaqet një djalë i vogël me një bluzë të Lionel Messit, improvuzar nga qese plastike, bëri bujë. BBC-ja informon se e ka indetifikuar djalin si Murtaza Ahmadi nga Afganistani. Kjo pasi, xhaxhai i djalit, Azim Ahmadi, që jeton në Australi, postoi fotografi të nipit që janë shumë të ngjashme me atë që bëri bujë. Messi ka deklaruar se do t’i dërgojë një bluzë vogëlushit që jeton në një familje shumë të varfër në Jaghori, në provincën Ghazni.
Video/Tërmeti i sotshëm në Azi - 7.5 ballë
Një tërmet 7.5 ballë Rihter goditi sot Azinë Qendrore dhe u ndje në Pakistan, Indi dhe Afganistan. N137 Afganistan kanë humbur jetën 60 persona, kurse në dy vendet e tjera raportohen vetëm të plagosur. Epiqendra ishte në Hindu Kush.
Pasojat e bombardimi të spitalit të Kundusit(foto)
“Foreign Policy” sjell pamjet ekskluzive të asaj që mbetet nga spitali i Kundusit në Afganistan, ku humbën jetën 22 persona dhe 12 të tjerë pjesë e stafit, si dhe u plagosën 37 të tjerë. Spitali i përkiste “Mjekëve pa kufij” dhe u bombardua nga forcat amerikane që ishin njoftuar se aty ndodheshin talebanë. Presidenti amerikan Barack Obama kërkoi falje për ngjarjen më 8 tetor, vetëm 5 ditë pasi ajo kishte ndodhur.
Amerikanët gabojnë shënjestrën, sulm ajror mbi një siptal në Afganistan
Një spital në qytetin Kunduz të Afganistanit, është goditur dhë është dëmtuar pjesërisht nga një sulm ajror. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur disa nga pjesëtarët e stafit “Doctors Without Borders”. NATO ka pranuar se goditja ajrore është bërë nga amerikanët duke shkaktuar një dëm anësor në zonë. “Goditja mund të ketë rezultuar me një dëm anësor afër një objekti mjekësor. Incidenti është nën hetime”, tha zëdhënësi i koalicionit të NATOs, Kolonel Brian Tribus. Kurse nga “Doctors Without Borders” thuhet se janë thellë të shokuar nga sulmi.
Shqetësimi i OKB-së: ISIS-i po rrit ndikimin në Afganistan, ka dukshëm një përhapje virale
Sipas një raporti të një komiteti të ekspertëve të OKB-së, grupi xhihadist i Shtetit Islamik po rrit ndikimin në Afganistan në ngarkim të talebanëve. “Numri i grupeve dhe individëve që bëjnë hapur aleanca me Shtetin Islamik apo shpallen të afërt me grupin e Shtetit Islamik vazhdojnë të rrisin ndikimin në disa provinca të Afganistanit”, thekson raporti i komitetit të OKB-së. Raporti citon gjithashtu se vlerësimet e forcave të sigurisë afgane, sipas të cilave rreth 10% e anëtarëve aktiv në kryengritje dominuar nga talibanët janë mbështetës të Shtetit Islamik.
Këshilltari i ish-kancelarit Schroeder: Administrata Bush mendoi edhe goditjen bërthamore ndaj Afganistanit, pas 11 shtatorit
Administrata amerikane e Bushit ka patur në plan rezervë edhe një goditje bërthamore ndaj Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit. Këtë e zbulon ish-këshilltari, i ish-kancelarit Schroeder, Michael Steiner, në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”. “Administrata Bush mendoi të gjitha mundësitë, përfshirë përdorimim e armëve bërthamore në Afganistan, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Schroeder kishte frikë se presidenti amerikan do të reagonte në mënyrë joproporcionale në shokun e parë pas goditjes”, thotë Steiner.