Identifikohet admiruesi i veçantë i Messit në Afganistan
Një foto e publikuar online, ku shfaqet një djalë i vogël me një bluzë të Lionel Messit, improvuzar nga qese plastike, bëri bujë. BBC-ja informon se e ka indetifikuar djalin si Murtaza Ahmadi nga Afganistani. Kjo pasi, xhaxhai i djalit, Azim Ahmadi, që jeton në Australi, postoi fotografi të nipit që janë shumë të ngjashme me atë që bëri bujë. Messi ka deklaruar se do t’i dërgojë një bluzë vogëlushit që jeton në një familje shumë të varfër në Jaghori, në provincën Ghazni.
http://www.bbc.com/news/blogs-trending-35411417?ns_mchannel=social&ns_ca...
Add new comment