Blloku Shkenca

Drejt një vaksine që imunizon njerëzit ndaj rritjes së kolesterolit

Postuar në 21 Qershor, 2017 10:55

Disa shkencëtarë në Europë mendojnë se janë afër realizimit të një vaksine që imunizon njerëzit ndaj ngritjes së nivelit të kolesterolit dhe mandej uljen e riskut për sëmundjet kardiovaskulare. Studimi është publikuar së fundmi dhe ai përcjell disa rezultate shumë optimiste të testuar te minj, ndërkohë që ka nisur faza e testimit te njerëzit. Vaksina operon sipas parimit të vaksinave konvencionale me ndryshimin se ajo orientohet ndaj një proteine, jo ndaj një bakteri apo virusi.

Studimi/Normalizimi i balancës bakteriale të zorrës përmirëson gjendjen e autikëve

Postuar në 20 Qershor, 2017 12:59

Ndoshta për prindërit e fëmijëve autikë, por edhe për këta të fundit, ka lajme të mira. Një ekip kërkuesish në Pekin të Kinës ka identifikuar atë që potenacialisht mund të jetë një kurë për këtë kategori e cila është një plagë e vërtetë për familjet. Çrregullimi autik deri më tani trajtohet kryesisht me punë rehabilituese dhe ilaçe, kurse tani mendohet se ka një lidhje mes balancës bakteriale në zorrë dhe përmirësimit të situatës me autikët.

Truri fsheh një univers strukturash shumëdimensionale në rrjetin e tij neuronik

Postuar në 14 Qershor, 2017 15:32

Një ekip i Blue Brain Project ka arritur të identifkojë të dhëna të reja mbi arkitekturën e trurit njerëzor, mbi rrjetin neuronik të tij, me struktura që mbërrijnë deri në 11 dimensione. Studimi është publikuar në Frontiers in Computational Neurosience dhe tregon se strukturat të këtilla marrin jetë nga kliket e neuronve, që do të thotë nga ndërlidhjet mes neuroneve. Vetë këto lidhje i japin formë objekteve gjeometrike që përftojnë dimensione të ndryshme sa më të shumta janë neuronet që nyjëtohen në të.

Galaktika jonë noton në një boshllëk 1 miliardë vjet dritë në diametër

Postuar në 14 Qershor, 2017 12:08

Toka është një pikë e vockël dhe e parëndësishme në univers. Por me univers ne zakonisht asociojmë galatikën, për të cilën kur dëgjojmë se ka 100 - 400 miliardë yje apo se ka një diametër prej 100 000 – 180 000 vjet dritë, krijojmë një ide se sa pa rëndësi duhet të jemi. Sikur të mos mjaftojë ky regjim shkatërrues përmasash që e detyron njeriun të ripërkufizojë veten, një studim i fundit sugjeron diçka edhe më dekurajuese: galaktika jonë mund të jetë duke “notuar” e vetme në një boshllëk, në një vrimë të stërmadhe të vjetër. E madhe sa?

Jupiteri, planeti më i vjetër në sistemin diellor

Postuar në 13 Qershor, 2017 12:24

Jupiteri është planeti më i vjetër i sistemit tonë diellor. Një grup kërkuesish nga Laërence Livermore National Laboratory dhe Universiteti i Münster në Gjermani kanë studiuar izoitopet e tungstenit dhe molibdenit në hekurin e meteoriteve duke ardhur në përfundimin se meteorët janë krijuar nga dy mjegullnaja të ndryshme që bashkëekzistonin veçmas në një kohë nga 1 milionë deri në 3-4 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor.

A u provokua zhdukja permiane nga një asteroid? Disa shkencëtarë mendojnë se kanë gjetur kraterin

Postuar në 13 Qershor, 2017 09:18

Teoria më e pranuar për zhdukjen e dinosaurëve është ajo e goditjes nga një asteroid. 66 milionë vjet më parë një masë shkëmbore me gjatësi 10 km hyri në atmosferën e Tokës dhe u përplas në gadishullin Jukatan në Meksikë. Një krater prej 200 km provon impaktin e goditjes që çoi në zhdukjen e 80% të bimëve dhe kafshëve në Tokë. Kështu sugjeron teoria që mbështetet në prova për këtë. 

Dy zbulime shumë të rëndësishme për Neandertalin dhe njeriun modern

Postuar në 08 Qershor, 2017 09:36

Dy zbulime më të fundit mund të ndryshojnë mënyrën sesi është rrëfyer historia e njerëzimit, parahistorisë së tij dhe bashkëudhëtarit të zhdukur, Neandertalit.

Neandertali, jo vetëm jetë shpellash

Nga vjen gjuha që flasim?*

Postuar në 07 Qershor, 2017 20:07

E quaj Problemi Kekulé(Friedrich August Kekulé – themelues i teorisë së strukturës kimike) sepse në morinë e pafundme të problemeve shkencore të zgjidhura në gjumë nga kërkuesit, ai i Kekulé është me gjasë më i njohuri. Shkencëtari po përpiqej të gjente konfigurimin e molekulës së benzenit dhe nuk po përparonte shumë kur ai ra në gjumë përpara zjarrit dhe pati atë ëndrrën e tij të famshme me gjarprin rrotulluar me bishtin në gojë – njësoj si uroboros nga mitologjia egjiptiane – dhe u zgjua duke i thënë vetes: “Është një unazë. Molekula është në formën e një unaze”.

Hulumtimi zbulon arsyet pse zemra nuk e riparon vetveten

Postuar në 06 Qershor, 2017 17:45

Muskujt e zemrës janë një nga indet më pak të rinovueshme në trup. Kjo përbën një nga arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 

Izrael, zbulohet sekreti i epilepsisë

Postuar në 06 Qershor, 2017 12:31

Një lajm i mirë nga Izraeli. Kërkuesit në universitetin Hebraik të Jeruzalemit mendojnë se kanë gjetur shkakun e epilepsisë, çrregullimi neurologjik që shfaqet në disa njerëz në formën e krizave akute. Eksperimenti është kryer me minjtë sipas një qasjeje që mund të japë një panoramë të mirë të shkaqeve të kësaj anomalie.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca