Jupiteri, planeti më i vjetër në sistemin diellor
Jupiteri është planeti më i vjetër i sistemit tonë diellor. Një grup kërkuesish nga Laërence Livermore National Laboratory dhe Universiteti i Münster në Gjermani kanë studiuar izoitopet e tungstenit dhe molibdenit në hekurin e meteoriteve duke ardhur në përfundimin se meteorët janë krijuar nga dy mjegullnaja të ndryshme që bashkëekzistonin veçmas në një kohë nga 1 milionë deri në 3-4 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor. Mekanizmi që i jep përgjigje më mirë kësaj ndarjeje është formimi i Jupiterit që krijon një hapësirë në disk duke parandaluar shkëmbimin e materialeve mes dy rezervuarëve.
Jupiteri fiton edhe këtu cilësi themelore për të kuptuar dinamikën e sistemit tonë diellor, diskut të tij rritës(protoplanetar) dhe duke njohur moshën e tij mund të merret një e dhënë shtesë për të kuptuar evolucionin e sistemit tonë. Sipas kërkueseve bërthama e këtij planeti u krijua 1 milionë vjet pas krijimit të sistemit diellor.
https://phys.org/news/2017-06-evidence-jupiter-oldest-planet-solar.html
Comments
Fakt interesant, por akoma jo
Fakt interesant, por akoma jo i mjaftueshem per perfundimin e cituar me lart! Pervec kesaj, paksa metafizik, pasi procesi i formimit te sistemit tone diellor nuk ka nje fillim te menjehershem prej disa milione vjet, por ndoshta deri disa miliarde vjet (nga keto te sotmit).
Add new comment