A u provokua zhdukja permiane nga një asteroid? Disa shkencëtarë mendojnë se kanë gjetur kraterin

Postuar në 13 Qershor, 2017 09:18

Teoria më e pranuar për zhdukjen e dinosaurëve është ajo e goditjes nga një asteroid. 66 milionë vjet më parë një masë shkëmbore me gjatësi 10 km hyri në atmosferën e Tokës dhe u përplas në gadishullin Jukatan në Meksikë. Një krater prej 200 km provon impaktin e goditjes që çoi në zhdukjen e 80% të bimëve dhe kafshëve në Tokë. Kështu sugjeron teoria që mbështetet në prova për këtë. 

Mirëpo një tjetër zhdukje, ajo permiane, ndodhur 250 milionë vjet më parë, është me më shumë interes. Pasi për të nuk ka një shkak të provuar, përveç faktit se u asgjësuan 95% e të gjitha specieve. Teoria më e qëndrueshme është se shpërthimet e mëdha vullkanike dhe çlirimi i dioksidit të karbonit çuan në një reaksion zinxhir deri në çlirimin e metanit nënoqeanor dhe mandej helmimin masiv. Mirëpo teoria sfidohet nga ideja se edhe në këtë periudhë Toka është goditur nga një asteroid masiv për të cilin deri më tani nuk identifikohej krateri. Në muajin gusht pritet të publikohet një studim sipas të cilit krateri për zhdukjen në fjalë është identifikuar në ishujt Falkland në Amerikën e Jugut. Sipas tre shkencëtarëve të Planetary Society në tabanin e oqeanit është gjetur një krater 250 km që është krijuar nga një kometë apo asteroid më i madh se ai i Jukatanit. 

Teknika e identifikimit të kratereve konsiston në evidentimin e anomalive gravitacionale dhe në këtë mënyrë shkencëtarët që pajtohen në këtë studim kanë zbuluar kratere të tjera. Problemi kryesor me këtë krater të ri është datimi i tij, që mendohet se shkon diçka më shumë sesa 250 milionë vjet, duke sugjeruar se një lidhje ekziston. Mbetetet për t’u parë nëse kjo teori do të pranohet, por duhet thënë se goditja nga jashtë po konfirmohet si shkaktari kryesor për asgjësimin e jetës në Tokë, një planet që ka njohur 5 zhdukje të mëdha. 

http://www.planetary.org/blogs/jason-davis/2017/20170612-falklands-impac...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.