krateri
Krateri më i vjetër në botë nuk është krater
Ai që mendohej se ishte krateri më i vjetër në botë mund të mos jetë fare krater. Në vitin 2012, një studim doli në përfundimin se struktura Maniitsoq në Groenlandë është një krater i krijuar nga një meteor i rënë në Tokë afërsisht tre miliardë vjet më parë. Tani studiuesit nga Australia, Kanadaja, Danimarka dhe Groenlanda thonë se ky pretendim bie poshtë.
Sipas rezultateve të studimit të tyre, botuar më 1 mars në revistën “Earth and Planetary Science Letters”, shkencëtarët nuk gjetën prova të proceseve të përmendura nga kolegët e tyre.
2.229 miliardë vjet/Zbulohet krateri më i vjetër meteorik në Tokë
Një krater në Australi, i quajtur krateri Yarrabubba, mendohet të jetë më i vjetri në Tokë i konstatuar deri më tani. Sipas shkencëtarëve ai është krijuar 2.229 miliardë vjet më parë nga një goditje meteorike dhe përbën një rast të veçuar nga krateret e tjerë të vjetër pasi daton 200 milionë vjet më herët.
Zbulimi ka shtuar dyshimet se goditjet nga trupat qiellorë mund të kenë çuar në alterim të klimës në Tokë duke i dhënë fund një periudhe të ngrirjes së madhe siç quhet ajo e Tokës Top Bore.
A u provokua zhdukja permiane nga një asteroid? Disa shkencëtarë mendojnë se kanë gjetur kraterin
Teoria më e pranuar për zhdukjen e dinosaurëve është ajo e goditjes nga një asteroid. 66 milionë vjet më parë një masë shkëmbore me gjatësi 10 km hyri në atmosferën e Tokës dhe u përplas në gadishullin Jukatan në Meksikë. Një krater prej 200 km provon impaktin e goditjes që çoi në zhdukjen e 80% të bimëve dhe kafshëve në Tokë. Kështu sugjeron teoria që mbështetet në prova për këtë.
Pyetja e NASA-s: A është ky krater i një përplasjeje në Mars?
Imazhi është publikuar nga agjencia amerikane e hapësirës me pyetjen se për shkakun e deformimit. Pamja është fotografuar në Polin e Jugut në Mars nga "Mars Reconnaissance Orbiter".
Shkencëtarët rusë hedhin poshtë teorinë e meteorit për ngjarjen e Tunguskës
Pak ngjarje zgjojnë kuriozitetin dhe frikën e shpërthimit të Tunguskës. Nuk janë vetëm të dhënat e pasojës së tij, por pamundësia e deritanishme e shkencës për të dhënë një shpjegim final për atë që ka ndodhur ajo që mban gjallë vëmendjen ndaj një ngjarjeje që ndodhi më 30 qershor të vitit 1908 në Krasnoyarsk Krai në Siberi. Shpërthimi ndodhi disa kilometra mbi sipërfaqen e tokës, u dëgjua deri në 745 milje larg, rrafshoi 2000 km2 pyll dhe ndriçimi i krijuar u pa edhe në Britaninë e Madhe. Një ditë më pas u vunë re fenomene të çuditshme në qiellin e Europës.