Studimi/Normalizimi i balancës bakteriale të zorrës përmirëson gjendjen e autikëve

Postuar në 20 Qershor, 2017 12:59

Ndoshta për prindërit e fëmijëve autikë, por edhe për këta të fundit, ka lajme të mira. Një ekip kërkuesish në Pekin të Kinës ka identifikuar atë që potenacialisht mund të jetë një kurë për këtë kategori e cila është një plagë e vërtetë për familjet. Çrregullimi autik deri më tani trajtohet kryesisht me punë rehabilituese dhe ilaçe, kurse tani mendohet se ka një lidhje mes balancës bakteriale në zorrë dhe përmirësimit të situatës me autikët.

Sipas kërkueseve që nga viti 1960, shkencëtarët kanë raportuar lidhje mes kompozimit të bakterieve në zorrë dhe autizmit. Rishikimi i mbi 150 studimeve ka sjellë në konkluzionin se ndërhyrja e duhur për këtë sindromë mund të vijë pikërisht andej ku nuk mendohej: rregullimi i dieteës me suplemente pro dhe prebiotikë. Është folur për atë që quhet aksi zorrë – tru ku problemet tek e para afektojnë punën e të dytit. Diareja, konstipacioni dhe gazra raportohen shpesh tek autikët. Kështu që problemet e gastrointestinale mund të paralajmërojnë probleme të tjera nga ato që janë vlerësuar deri më tani. Përdorimi i disa ushqimeve mund të bëhet shkaktar sidomos te fëmijët deri në 3 vjeç, truri I të cilëve është në zhvillim. Toksina të caktuara mund të depërtojnë në tru përmes gjakut dhe mund të provokojnë dëmin.

ASD mund të jetë rezultat si i faktorëve genetikë, ashtu edhe atyre mjedisorë. Këta të fundit përfshijnë mbipërdorimin e antibiotikëve te fëmijët, obeziteti i nënave dhe diabeti gjatë shtazanisë…Të gjitha këto mund të ndikojnë në balancën bakteriale në zorrë kështu që janë faktorë risku”, shprehet Qinrui Li, doktor në universitetin e Pekinit.

Sipas tij rivendosja e balancës bakteriale ka treguar rezultate të mira me përdorimin e probiotikëve, prebiotikëve, ndryshim diete etj., të gjitha me efekt pozitiv te simptomat e autikëve. Me përmirësim kuptohet rritje e ndërveprimit social, reduktim i sjelljes përsëritëse dhe përmirësim në komunikimin social. Ky mbetet vetëm një hap për ta parë disi ndryshe këtë çrregullim që ka shumë ndikim në familjet e të prekurve dhe përjashton fëmijët që e vuajnë këtë sindromë nga kodi i normalitetit social.  Ndaj për momentin vetë kërkuesit pranojnë se terapitë e sjelljes mbeten mënyra më e mirë, por duket se ka dritë në fund të tunelit.

http://neurosciencenews.com/autism-gut-6927/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.