Blloku Shkenca
Gatishmëri globale për zgjimin e viruseve që zhdukën njeriun e Neandertalit
Shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë mobilizimin e komunitetit mjekësor për pasojat që mund të sjellë shkrirja e akujve në Antarktidë për të ardhmen e njerëzimit. Rritja etemperaturave në Tokë për shkak të efektit serë, mund të "zgjojë" viruset dhe bakteret që kanë vepruar në planet miliona vjet më parë, për të cilat nuk ka antibiotik dhe as trupi i njeriut ka antitrupa për të reaguar.
Inteligjenca aliene? Me shumë gjasë, një entitet elektronik. Universi ynë, mund të mos jetë i vetmi...
Martin Rees, Profesor Emeritus i Kozmologjisë dhe Astrofizikës në universitetin e Kembrixh, jep një intervistë për “The Conversation” në të cilën jep disa përgjigje interesante për planetin tonë, kërkimin e jetës aliene, mundësitë e saj dhe raportin e njeriut me universin. Kërkimi i jetës është diçka e pandashme nga kuptimi që ne kemi përftuar për vetë ekzistencën tonë, por Rees thotë se jeta inteligjente, nën evoluim të vazhdueshëm duhet të mos asociohet detyrimisht me jetën organike.
Zbulohet liqen karboni i shkrirë në SHBA
Një zbulim shkencor i kohëve të fundit ka ndryshuar në mënyrë drastike pikëpamjen për ciklin global të karbonit dhe ka identifikuar një rrezik të ri. Hulumtuesit kanë zbuluar në SHBA–në perëndimore një liqen gjigant ose rezervuar të përbërë nga karboni i shkrirë.
Edhe të vdekurit ndikojnë mbi mjedisin. Një kërkim që mund të hapë një debat krejt tjetër
Njeriu ndikon mbi mjedisin, natyrën, me veprimtarinë e tij sidomos që pas revolucionit industrial. Kjo është e përgjithshmja që e ka sjellë botën sot drejt një politike të posaçme për mjedisin. Por duket se nuk janë vetëm të gjallët ata që bëjnë dëme, janë edhe të vdekurit. Apo më mirë praktika jonë e varrimit e cila me rritjen e popullsisë sjell edhe probleme për mjedisin, ndër të tjera.
A ka të bëjë teoria kuantike me realitetin dhe atë që dimë?
Fizikanët dinë sesi ta përdorin teorinë e kuanteve – telefoni dhe kompjuteri juaj është provë e kësaj. Port ë dish sit aa përdorësh është shumë e ndryshme nga të kuptuarit plotësisht të botës të cilën kjo teori prshkruan – apo edhe të kuptimit të mekanizmave matematikë të ndryshëm që shkencëtarët përdorin në këtë teori. Një objekt i tillë matematik, statusin e të cilit fizikanët e kanë debatuar për një kohë të gjat, njihet si gjendja kuantike.
Kërkimi i një qytetërimi teknologjik paranjerëzor, si objekt kërkimi shkencor
Kërkimi i jetës komplekse duhet të ndryshojë optikë, duke kërkuar nga shkenca që të tregohet më mendjehapur dhe me një tjetër qasje. Jeta komplekse përtej Tokës, apo përtej njeriut nuk është subjekt vetëm i filmave fantastikoshkencorë, as nuk ka pse të arkivohet si diçka që mund të rihapet nga rastësia. Përkundrazi, një kërkim më këmbëngulës që merr në konsideratë përmasat, dinamikën e madhe gjeologjike dhe kozmike, mund të çojë në të tjera konkluzione.
Imazhe në Gobekli Tepe tregojnë goditjen nga një kometë 13 mijë vjet më parë
Disa imazhe të gdhendura në gur mundet të sugjerojnë goditjen e Tokës nga fragmente komete 13 mjë vjet më parë dhe provokimin e një periudhe miniakullnajore. Imazhet janë realizuar në një shtyllë guri në sitin e njohur në Turqi – Gobekli Tepe – që nisur nga ky konstatim tanimë mendohet se ka shërbyer si observator. Për të lidhur imazhet me simbolikën e tyre astronomike dhe ndodhinë u përdorën komjuterë që konkluduan se impakti ka ndodhur 10 950 vjet p.e.s..
2014 JO25 - NASA filmon asteroidin që kalon pranë Tokës
Më shumë se 600 m në gjerësi ai kalon brenda rrezes 1.1 milion milje nga Toka dhe rikthehet pas 400 vjetësh.
NASA flet për jetë në oqeanet e brendshme të hënës së Saturnit
Mund të duket si një djerrinë e ngrirë, por nën sipërfaqen e Enceladus, satelitit natyror të Saturnit jeta mund të jetë e lulëzuar. Shkencëtarët e NASA-s besojnë se kanë prova të reaksioneve kimike që ndodhin poshtë akullit, të cilat mund të kenë krijuar një mjedis të aftë për të mbështetur mikroorganizmat në detet e ngrohta nënsatelitore.
Drejt një kure ndryshe kundër kancerit
Një shpresë e re për pacientët që vuajnë nga kanceri vjen nga Rusia. Kërkuesit në këtë vend kanë propozuar një trajtim të ri bazuar mbi nanogrimcat që dëmtojnë më shumë qelizat kanceroze dhe veprojnë edhe ndaj qelizave që shfaqin rezistencë ndaj antibiotikëve. Këto nanogrimca përbëhen nga citokroma, enzimë dhe kariopilin, pjesë e membranës së brendshme mitokondrike të qelizës. Kërkuesit nga Universiteti i Mokës, Bostonit në SHBA dhe Akademia ruse e Shkencave provuan se këto nangrimca stimulojnë vdekjen e qelizave kanceroze duke vepruar në membranën e qelizës dhe në membranën mitokondrike.