NASA flet për jetë në oqeanet e brendshme të hënës së Saturnit
Mund të duket si një djerrinë e ngrirë, por nën sipërfaqen e Enceladus, satelitit natyror të Saturnit jeta mund të jetë e lulëzuar. Shkencëtarët e NASA-s besojnë se kanë prova të reaksioneve kimike që ndodhin poshtë akullit, të cilat mund të kenë krijuar një mjedis të aftë për të mbështetur mikroorganizmat në detet e ngrohta nënsatelitore.
Ekspertët thanë se zbulimi ishte "pjesa e fundit” e një misteri për jetën në Enceladus, një hënë e vogël e që ndodhet 887 milionë milje larg nga Dielli. "Në qoftë se e dinim se jeta ka filluar në mënyrë të pavarur në dy planete në sistemin tonë diellor, atëherë mund të jetë goxha e sigurtë se jeta ka nisur edhe në dhjetëra miliarda planete dhe yjenë galaktikën tonë."- thotë Prof David Rothery, Profesor i Gjeoshkencave.
Sipas Rothery, oqeanet lëngshme ekzistojnë disa milje nën sipërfaqen e satelitit Enceladus. Për të gjetur se çfarë po ndodh në këto oqeane shkencëtarët duhet të mbështeten në shtëllungat e avullit të çliruara në atmosferë përmes të çarave në akull. Duke komentuar këto kërkime të reja Dr David Clements, astrofizikant në Imperial College në Londër, thotë se "Ne kemi dyshuar prej kohësh se proceset hidrotermale janë prapa shtëllungave të Enceladus dhe oqeanit të lëngshëm që i ushqen ato”
Në një raport të publikuar në revistën Science, shkencëtarët thanë se kishin zbuluar reaksione kimike mes ujit të ngrohtë dhe shkëmbinjve në kraterin e oqeanit. Sipas tyre, burimi më i besueshëm i hidrogjenit janë reagimet e vazhdueshme hidrotermale të shkëmbinjve që përmbajnë minerale të reduktuara dhe materiale organike.
Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se uji i lëngshëm mund të ekzistojnë në Enceladus për shkak të forcave ekstreme të baticës që veprojnë nga graviteti i Saturnit. "Kjo është jeta që s’ka nevojë as për oksigjen as për rrezet e diellit, dhe mund të jetë forma sipas të cilës ka filluar jeta në Tokë, para se një pjesë e saj të përshtatej me kushtet e tjera."-thonë shkencëtarët. Rezultatet e reja janë tregues i fortë se Enceladus ka të gjitha kushtet e nevojshme për të formuar jetën. Enceladus është hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit, e zbuluar në vitin 1789 nga astronomi britanik Ëilliam Herschel. Ajo ka një diameter 310 milje dhe është rreth 790 milion milje larg nga Toka.
http://www.telegraph.co.uk/news/2017/04/13/nasa-announce-major-discovery...
Add new comment