Imazhe në Gobekli Tepe tregojnë goditjen nga një kometë 13 mijë vjet më parë

Postuar në 21 Prill, 2017 21:10

Disa imazhe të gdhendura në gur mundet të sugjerojnë goditjen e Tokës nga fragmente komete 13 mjë vjet më parë dhe provokimin e një periudhe miniakullnajore. Imazhet janë realizuar në një shtyllë guri në sitin e njohur në Turqi – Gobekli Tepe – që nisur nga ky konstatim tanimë mendohet se ka shërbyer si observator. Për të lidhur imazhet me simbolikën e tyre astronomike dhe ndodhinë u përdorën komjuterë që konkluduan se impakti ka ndodhur 10 950 vjet p.e.s.. Të dhëna të mbledhura në Groenlandë sugjerojnë thuajse të njëjtën gjë në të njëjtën kohë duke provokuar një të ftohtë që zgjati 1000 vjet si pasojë e shpërbërjes së një komete gjigande në brendësi të sistemit diellor.

Mbetet për t’u hulumtuar më tej kjo ngjarje me përmasa apokaliptike dhe e kaluar pa “u vënë re” në histori, por sipas Martin Sweatman nga Universiteti i Edinburgh, Gobleki Tepe ka shërbyer për të vëzhguar qiellin natën. Siti është shumë i njohur dhe ai përbën një enigmë të vërtetë për arkeologët, pasi daton përpara nisjes së shoqërisë agrikulturore, i atribuohet njerëzve nomadë në periudhën e gjuetisë e megjithatë reflekton konstruksione që flasin për pikë takimi dhe qëndrim në kohëzgjatje. Është thënë se Gobekli Tepe edhe për këtë arsye e rishkruan linearitetin prehistorik Shoqëri Gjuetarësh – Shoqëri Bujqësore e mandej qytetërim, pasi ndërfutet në mes me diçka të pazakontë në periodizimin tradicional.

Premisa nga e cila u arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një observator është imazhi që duket se kujton këtë ngjarje të tmerrshme, sipas Sweatman, “ndoshta dita më e keqe në histori që nga fundi i epokës së Akullnajave”. Shtyllat e gurit u nderuan për shekuj dhe sipas këtij kërkuesi astronomët e parë njerëzorë kanë mbajtur shënime ndryshimin në aksin e rrotullimit të Tokës përmes një forme të hershme shkrimi.

https://www.newscientist.com/article/2128512-ancient-carvings-show-comet...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.