gobekli tepe
Pseudoshkenca dhe misteret arkeologjike të tempullit më të vjetër të njerëzimit
Hemisfera Veriore e Tokës ishte e mbuluar nga akullnajat e mëdha të Epokës së Akullnajës kur një grup njerëzish në Turqinë jugore filluan ndërtimin e tempullit të parë të njohur në botë. Ky ndërtim i njohur si Gobekli Tepe u përket 12 000 viteve më parë, madje pjesë të tij duken edhe më të vjetra. Për shkak të moshës dhe përmasave të tempullit, arkeologët po punojnë në të që prej zbulimit të tij në 1994.
Shokët e Mirela Kumbaros në Turqi/Beton në sitin e famshëm të Göbekli Tepe
Gazeta turke “Hurriyet” raporton për dëmtime në sitin e njohur të Gobekli Tepe, i konsideruar tempulli më i vjetër në botë.
Sipas gazetës në fjalë, ndërhyrjet në këtë zonë po bëhen në mënyrë të pakujdesshme dhe aty op konstatohet një process betonizimi.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë trishtimin tim”, citohet arkeologia Çiğdem Köksal Schmidt që ka vizituar sitin këtë muaj.
Imazhe në Gobekli Tepe tregojnë goditjen nga një kometë 13 mijë vjet më parë
Disa imazhe të gdhendura në gur mundet të sugjerojnë goditjen e Tokës nga fragmente komete 13 mjë vjet më parë dhe provokimin e një periudhe miniakullnajore. Imazhet janë realizuar në një shtyllë guri në sitin e njohur në Turqi – Gobekli Tepe – që nisur nga ky konstatim tanimë mendohet se ka shërbyer si observator. Për të lidhur imazhet me simbolikën e tyre astronomike dhe ndodhinë u përdorën komjuterë që konkluduan se impakti ka ndodhur 10 950 vjet p.e.s..