Blloku Shkenca
Programi i Google mund të gjithë kampionët aziatikë në lojën “Go”
Google ka testuar një program të inteligjencës artificiale duke u hedhur në lojë masive në Kinë. Nën nickname “Master” programi ka mundur të gjithë kampionët e lojës “Go”, një lojë strategjike e vjetër, që luhet mes dy personave. Që Master ishte kompjuter u kuptua nga shpejtësia e madhe e lëvizjeve, hapjet me lëvizje në dukje pa lidhje dhe naïve si dhe nga fakti se ai mundi shpejt edhe kampionin botëror në fuqi, Ke Jie.
Zbulohet galaktika nga ku origjinojnë valët e shpejta radio
Një grup shkencëtarësh nga Cornell University pretendon se ka zbuluar galaktikën prej nga ku origjinojnë valët e shpejta radio – një dukuri e konstatuar fillimisht në vitin 2007 e manifestuar në formën e valëve shumë të shpejta radio, me energji të lartë e që zgjasin vetëm disa milisekonda. Ata e kanë publikuar konkluzionin e vëzhgimeve të bëra nga një rrjet teleskopësh në revistat “Nature” dhe “Astrophysical Journal Letters” dhe sipas tyre bëhet fjalë për një galaktikë 3 miliardë vjet dritë larg.
Praktika kanibalizmi te Neandertalët
Rehabilitimi i Neandertalit duket se ka marrë një goditje të re. Përpjekjet e mëdha, bazuar në zbulime të dorës së parë, për të rishkruar historinë e këtij hominidi dhe për ta nxjerrë atë nga portretizimi i një nënnjeriu kanë dhënë efekte të mëdha. Atij sot i atribuhen kapacitete intelektuale të organizimit të jetës në shpellë, prodhimit të veglave të punës, madje të sofistikuara.
Identifikohet origjina e Biotingullit të Paqësorit Perëndimor
Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë arritur të identifikojnë origjinën e atij që quhet si Biotingulli i Paqësorit Perëndimor. Bëhet fjalë për dy sekuenca tingujsh të regjistruar në Paqësor mes vitet 2014 dhe vitit 2015. Tingulli u regjistrua nga një pajisje që mblidhte të dhëna akustike në thellësitë Mariane që është edhe pika më e thellë e oqeanit. Një sekuencë si hungërimë dhe një tjetër si makineri, krijuan pështjellime te shkencëtarët të cilët pas analizave të kryera kanë dalë në përfundimin se tingulli ka origjinë bilogjike.
Testohet me sukses teoria e Gravitetit Entropik
Një ekip i Observatorit të Leiden në Holandë, drejtuar nga astronomja Margot Brower ka testuar me sukses teorinë e fizikanit teorik Erik Verlinde i universitetit të Amsterdamit mbi efektin e lentes gravitacionale. Ekipi mati shpërndarjen e gravitetit përreth 33 mijë galaktikave për të testuar parashikimin e Verlindes dhe doli në rezultatin se matjet përputhen me teorinë.
Shkencëtarët japin alarmin për rritjen e sasisë së metanit në atmosferë
Përqendrimi metanit në atmosferën e Tokës ka shënuar rritjen më të shpejtë të dy dekadave të fundit. Metani është një nga gazrat më të rrezikshëm të efektit serë që kërcënon të prishë ndryshimin e klimës dhe t’i bëjnë të kota përpjekjet për frenimin e rritjes së temperaturës në dy gradë Celsius.
SHBA, zbulohet një bakter i rrallë rezistent ndaj antibiotikëve te derrat
Kërkuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë në gjurmë të një geni te bakteret e identifikuara në derrat e një ferme i cili i jep rezistencë ndaj efekteve të një klase të tërë antibiotikësh. Geni i quajtur IMP – 27 u zbulua në një fermë, ndërkohë që asnjë prej derrave, të parashikuar për t’u therur nuk u konstatua i sëmurë. Kjo shton dyshimin sesi ka arritur aty ky mutacion, ndërkohë që kërkuesit sugjerojnë se superbakteri i konstatuar përbën kërcënim për njerëzit.
Zbulohen fosile të bakterieve 2.5 miliardë vjet të vjetra – përpara formimit të oksigjenit
Shkencëtarë të universitetit të Cincinnati kanë zbuluar së fundmi një fosile bakteri të sulfurit që daton 2.52 miliardë vjet më parë. Kërkuesi Andreë Czaja, as. profesor në këtë universitet, sqaron se fosili është gjetur në Afrikën e Jugut dhe
ai hedh dritë mbi diversitetin e ekosistemeve të jetës që ekzistonin përpara Ngjarjes së Madhe të Oksidimit, koha e një evolucioni të madh atmosferik.
A ka diçka më themelore sesa hapësira dhe koha?
Fizikani Brian Greene mendon se ka diçka më themelore, më bazike sesa hapësira dhe koha. Sipas tij, të dyja këto dukuri janë manifestime të krijuara mbi një konfigurim më themelor. Ndaj revolucioni shkencor i radhës do të vijë kur të kuptohet se kush qëndron në themel të realitetit që sot mendohet se formësohet nga hapësira dhe koha. Ose kështu mendon Greene. Më poshtë teksti i videos:
"Mund të them se mendimi dominues në komunitetin shkencor është se hapësira dhe koha janë të vërteta, janë themelore dhe se duhet të parashtrohen përherë për çdo përshkrim të botës reale.
Gjenet nuk thonë gjithçka*
Teza e unifikuar e pjesës kryesore të biologjisë moderne bazohet në torinë e evolucionit të Çarls Darvinit, procesit natyror të pëërzgjedhjes, sipas të cilit natyra përzgjedh organizmat më të adaptueshëm dhe më të përshtatshëm për t’u riprodhuar, shumuar dhe mbijetuar. Ky proces quhet gjithashtu edhe përshtatje dhe veçoritë që mendohet se e ndihmojnë një individ të mbijetojë konsiderohen si përshtatëse. Teksa organizmat ndryshojnë dhe variante të reja marrin jetë, speciet shfaqen dhe evoluojnë.