Zbulohen fosile të bakterieve 2.5 miliardë vjet të vjetra – përpara formimit të oksigjenit
Shkencëtarë të universitetit të Cincinnati kanë zbuluar së fundmi një fosile bakteri të sulfurit që daton 2.52 miliardë vjet më parë. Kërkuesi Andreë Czaja, as. profesor në këtë universitet, sqaron se fosili është gjetur në Afrikën e Jugut dhe
ai hedh dritë mbi diversitetin e ekosistemeve të jetës që ekzistonin përpara Ngjarjes së Madhe të Oksidimit, koha e një evolucioni të madh atmosferik.
Bakteria në fjalë është e madh, sferike, më e madhe se bakteret e sotme dhe mendohet se ajo ka jetuar nën ujë, në kohën kur oqeanet ishin të ngopur me sulfur dhe në zona ku edhe sot mezi gjurmohet oksigjeni. Disa kërkues të tjerë nga universiteti i Johannesburg në Afrikën e Jugut, kanë provuar së fundmi se në periudhën mes 2.8-2.5 miliardë vjet më parë, në thellësitë e oqeanit jetonin sasi të mëdha bakteriesh – kjo kohë njihet si Eoni Neoarkean. Bakteriet jetonin në baltën e nënoqeanit pa nevojën e oksigjenit që asokohe mendohet se përbënte 1% të atmosferës - dhe pa nevojën e dritës së diellit.
Sipas Czaja, me zbulimin e këtij fosili rivjen në vëmendje teorizimi se dikur, Afrika e Jugut dhe Australia Perëndimore ishin pjesë e një superkontinenti quajtur Vaalbara. Nisur nga matjet radiometrike dhe analizat e izotopeve gjeokimike, mendohet se këto fosile janë krijuar në thellësi të detit që përmbante sulfate nga shkëmbinjtë kontinentalë. Ato nisën të shumohen përpara se bakterie të tjera të ujërave të cekëta filluan të krijonin pëherë e më shumë oksigjen si pasojë e fotosintenzës. Ky moment quhet si Ngjarja e Oksidimit të Madh dhe ndodhi diku mes 2.4 – 2.2 miliardë vjet. Bakterie si këto të zbuluara së fundmi jetoni duke asimiluar sulfate hidrogjeni që kishte origjinë vullkanike – molekula e cila jep një erë si vezë e prishur.
Add new comment