fosilet
Mbi domosdoshmërinë e studimeve paleontologjike
Ngurosur në kohë, një gjitar i vjetër 125 milionë vjet duke sulmuar një dinosaur. Një balenë e vjetër 39 milionë vjet, kafsha më e rëndë që ka jetuar ndonjëherë. Kandili i detit më vjetër deri më sot, 505 milionë vjet më parë.
Paleontogjia prodhon lajme që ia vlejnë.
Izrael, gjenden fosilet e një hominidi të ri
Gërmimet e fundit në Izrael kanë zbuluar një grup hominidësh të panjohur më pare, që i përkasin Epokës së Gurit dhe që mendohet se kanë kontribuuar në evolucionin e species njerëzore, Homo.
Banorët e një siti të quajtur Nesher Ramla, i cili ka qenë i banuar rreth 140 000 deri 120 000 vjet më parë, u bashkohen Neandertalëve dhe Denisovanëve si popullsia e tretë Homo Euroaziatike që u ndërthur me kulturë dhe ndoshta u ndërlidh me Homo sapiensët antike, thonë studiuesit.
Njerëzit e hershëm u mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik
Është një proces të cilit i nënshtrohen arinjtë, lakuriqët dhe iriqët evropianë. Por së fundmi është zbuluar se edhe njerëzit e hershëm i kanë kaluar dimrat me atë që njihet si gjumi letargjik.
Këtë e provojnë kockat e gjetura në një nga vendet më të rëndësishme fosile të botës. Sipas gjurmëve të gjetura në to, paraardhësit tanë hominidë mund ta kenë përballuar të ftohtin ekstrem qindra mijëra vjet më parë duke fjetur gjatë dimrit.
Dy zbulime shumë të rëndësishme për Neandertalin dhe njeriun modern
Dy zbulime më të fundit mund të ndryshojnë mënyrën sesi është rrëfyer historia e njerëzimit, parahistorisë së tij dhe bashkëudhëtarit të zhdukur, Neandertalit.
Neandertali, jo vetëm jetë shpellash
Zbulohen fosile të bakterieve 2.5 miliardë vjet të vjetra – përpara formimit të oksigjenit
Shkencëtarë të universitetit të Cincinnati kanë zbuluar së fundmi një fosile bakteri të sulfurit që daton 2.52 miliardë vjet më parë. Kërkuesi Andreë Czaja, as. profesor në këtë universitet, sqaron se fosili është gjetur në Afrikën e Jugut dhe
ai hedh dritë mbi diversitetin e ekosistemeve të jetës që ekzistonin përpara Ngjarjes së Madhe të Oksidimit, koha e një evolucioni të madh atmosferik.
Fosilet e pluhurit kozmik zbulojnë se Toka kishte oksigjen në shtresën e sipërme edhe 2.7 miliardë vjet më parë
Shkencëtarët bien dakord se shtresa e poshtme e atmosferës së Tokës nuk ka patur oksigjen siç ka sot. Por ky konstatim me gjasë do të rishikohet pas një zbulimi të bërë nga kërkues të universitetit Monash në Melburn të Austrialisë. Sipas një studimi të bërë prej tyre dhe të publikuar në revistën “Nature”, 2.7 miliardë vjet më parë, pjesa e sipërme e atmosferës së Tokës ka patur po kaq oksigjen sa edhe sot. Ky fakt ka dalë në dritë nga studimi i fosileve të pluhurit kozmik që kanë rënë në sipërfaqen e planetit pikërisht para kaq vitesh.