Fosilet e pluhurit kozmik zbulojnë se Toka kishte oksigjen në shtresën e sipërme edhe 2.7 miliardë vjet më parë

Postuar në 12 Maj, 2016 02:21

Shkencëtarët bien dakord se shtresa e poshtme e atmosferës së Tokës nuk ka patur oksigjen siç ka sot. Por ky konstatim me gjasë do të rishikohet pas një zbulimi të bërë nga kërkues të universitetit Monash në Melburn të Austrialisë. Sipas një studimi të bërë prej tyre dhe të publikuar në revistën “Nature”, 2.7 miliardë vjet më parë, pjesa e sipërme e atmosferës së Tokës ka patur po kaq oksigjen sa edhe sot. Ky fakt ka dalë në dritë nga studimi i fosileve të pluhurit kozmik që kanë rënë në sipërfaqen e planetit pikërisht para kaq vitesh. Rreth 3000 ton pluhur kozmik godet planetin për çdo vit, por duke qenë mikrometeorite me diametër në mikronë, pjesa më e madhe e tyre digjet. Një pjesë, ajo që nuk lëviz shumë shpejt, mbijeton dhe bie në sipërfaqe. Fosilet në fjalë janë zbuluar në një shkëmb në Australinë Perëndimore dhe bëhej fjalë për grimca metalike të oksiduara, provë kjo e pranisë së oksigjenit, të paktën në shtresën e sipërme. Reaksionet kimike në momentin e hyrjes së tyre në atmosferë janë më të mundshme, pasi temperatuar e lartë e favorizon këtë gjë.  Oksidimi pushon në momentin e rënies së temperaturës.

Ekipi studioi 11 nga 60 mikrometeorite që gjeti dhe konstatoi se bëhej fjalë për grimca hekuri të oksiduara. Ky përfundim nuk e vë në diskutim teorinë se në  këtë kohë në shtresën e ulët të atomsferës së Tokës nuk ka patur oksigjen, i cili lidhet me bimësinë. Në shtresën e sipërme, oksgjeni mendohet se është krijuar nga procesi i fotolizës, ku dioksidi i karbonit hyn në proces ndarjeje përmes dritës së Diellit duke dhënë monoksid karboni dhe oksigjen. Mbetet për t’u parë si ka ndryshuar përqendrimi i oksigjenit në shtresën e sipërme në periudha të caktuara. 

 

http://www.latimes.com/science/sciencenow/la-sci-sn-fossil-micrometeorit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.