Mbi domosdoshmërinë e studimeve paleontologjike

Postuar në 31 Gusht, 2023 17:43
Roy E. Plotnick, Brendan M. Anderson, Sandra J. Carlson, Advait M. Jukar, Julien Kimmig, Elizabeth Petsios

 

Ngurosur në kohë, një gjitar i vjetër 125 milionë vjet duke sulmuar një dinosaur. Një balenë e vjetër 39 milionë vjet, kafsha më e rëndë që ka jetuar ndonjëherë. Kandili i detit më vjetër deri më sot, 505 milionë vjet më parë.

Paleontogjia prodhon lajme që ia vlejnë.

Fosilet për më tepër, ofrojnë provën e drejtpërdrejtë të historisë së gjatë të jetës në duke u lejuar paleontologëve të testojnë hipotezat rreth evolucionit, vetëm me të dhënat që ato sigurojnë. Ato lejojnë hetimin e jetës së shkuar dhe të tanishme në Tokë, nga mikrobet njëqelizore të bimëve dhe kafshëve(po, përfshirë dinosaurët). Zbaticat e mëdha dhe rrjedhat e diversitetit biologjik, shfaqjet e formave të reja të jetës si dhe zhdukja e atyre që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, do të kalonin pa u zbuluar pa këto përpjekje. Në një kohë kur udhëzimet në biologji mund të jenë përherë e më shumë reduktuese dhe ahistorike, paleontologët na mësojnë thellësinë mahnitëse të jetës, së tanishme dhe të shkuar, në Tokë si dhe historinë e gjatë që na solli në biosferën e sotme. Mësimi i kësaj perspektive të gjatë historike është po aq e rëndësishme sa studimi i geneve dhe qelizës.

Por titujt mbi fosilet e reja emocionuese, sidomos për lloje të reja dinosaurësh, nënvlerësojnë shumë rëndësinë e vërtetë të paleontologjisë. Domethënia e saj e vërtetë qëndron në atë sesi zbulime të tilla ndriçojnë historinë e madhe të jetës në Tokë. Që nga fillimi, më shumë se 3 miliardë vjet më parë, deri më sot, fosilet regjistrojnë sesi jeta u përshtat apo u zhduk përballë sfidave kryesore mjedisore.

Si ato me të cilat përballemi sot. Njohja e kësaj historie është kritike për përgjigjen tonë ndaj sfidave të tilla: ndryshimi i klimës, acidifikimi i oqeaneve, zhdukjet në masë dhe të tjera rreziqe, kryesisht për shkak të njeriut, që kanë të bëjnë me biosferën dhe njerëzimin. Në mënyrë alarmante, fusha po rrëgjohet, pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë për të.

Paleontologët na sigurojnë ne me një avantazh unik mbi ndryshimin e klimës në kohën tonë. Ata luajnë një rol esenciale në interpretimin e mjediseve antike, në rindërtimin e profilit të oqeaneve të dikurshëm, kontinenteve dhe klimave. Zbërthimi i variacioneve afatgjata te klima, bazohet kryesisht mbi informacionin e rrënjosur në strukturën kimike të fosileve. Fosilet ofrojnë kufizime kyçe mbi modelet klimaterike që janë thelbësore për të interpretuar ndryshimet e ardhshme klimatike. Dhe të dhënat fosile ofrojnë një hulumtim krucial mbi atë sesi jeta do të përgjigjet ndaj kushteve të parashikueshme klimatike në të ardhmen – temperatura të ngritura, nivele të larta të dioksidit të karbonit dhe acidifikim i oqeaneve – për shkak se këto kanë ndodhur më herët në historinë e Tokës.

Po ashtu, paleontologjia ka ofruar një kontribut themelor, të kthjellët për mendimin njerëzor: realitetin e zhdukjes së specieve dhe kështu të një bote që ka ndryshuar në mënyrë dramatike me kalimin e kohës. Në dokumentimin e historisë së jetës, paleontolët kanë njohuar se shumë episode të zhdukjes mund të ndodhin papritur, si ngjarja e 66 milionë vjetëve më parë që u dha fund dinosaurëve(duke u lejuar pasardhësve të tyre avianë dhe gjitaëve që të diversifikohen). Kërkimi për shkaqet e zhdukjeve në masë të së shkuarës nxiti studime pionere nga spektri shkencor, duke u përqendruar në kërcënimet potenciale të së ardhmes ndaj biosferës dhe njerëzimit. Trajtimi I ndikimit të dimrit bërthamor apo kërkimi për asteroidë që potencialisht ndikojnë Tokën nuk do të kishin ndodhur nëse do të ishim të paditur për katastrofat biologjike të së shkuarës.

Paleontologët jo vetëm që dinë se çfarë i ndodh jetës kur gjërat shkojnë keq, ata dinë po ashtu sesa duhet që ekosistemet dhe biodiversiteti të rikuperojë nga këto shkatërrime, e që mund të zgjasë shumë herë më tepër sesa gjithë ekzistenca njerëzore. Shkalla me të cilën njerëzit kanë ndikuar në mënyrë unike sistemet biologjike do të ishte gjerësisht e panjohur pa kontekstin e ofruar nga paleontologët. Ata ofrojnë kështu një perspektivë unike mbi natyrën, shkallën dhe ndikimin e ardhshëm afatgjatë ekologjik të krizës aktuale të biodiversitetit që ka shkak njeriun, e ashtuquajtura Zhdukja e Gjashtë, dhe që këtej edhe rëndësia për mbrojtjen e biodiversitetit. Vetë koncepti i Zhdukjes së Gjashtë nuk do të ekzistonte pa dokumentimin e pesë të parave nga paleontolgët.

Duke u përqendruar vetëm mbi zbulimin e fosileve të reja keqinterpreton po ashtu gjerësinë dhe thellësinë e kërkimit paleontologjik dhe sesi, pavarësisht keqkonceptimeve të zakonshme, ajo qëndron në ballë të shkencës moderne.

Paleontologët përdorin një varietet të madh mjetesh në kërkimin e tyre, që nga çekiçët dhe daltat tradicionale, te analizat e sofistikuara statistikore dhe modelet numerike, lazerët spectrometrikë, skanerët dhe sinkrotronët. Ata janë për domosdoshmërisht shkencëtarë multidisiplinarë dhe ndërdisiplinarë.

Fosilet gjenden në shkëmbinj, kështu që ata duhet të njohin gjeologjinë. Ato janë mbetje të gjërave të gjalla, ndaj paleontolëgët duhet të njohin biologjinë dhe kiminë, nga anatomia te genetika, botanika, mikrobiologjia, biokimia dhe zoologjia. Nobeli i fundit në Fiziologji, akorduar paleogenetistit Svante Pääbo, që përpunoi analizat teknike duke punuar mbi arinjtë e zhdukur të shpellave, bradipodët e tokës dhe mamuthët, është testament i gjerësisë së metodave që mund të vihen në punë nga paleontologët për të sjellë të shkuarën në jetë.

Përqendrimi mbi fosilet, sigurisht që ka përfitime potenciale pozitive për paleontologjinë. Dinosaurët dhe organizma të tjera antike, tërheqin publikun, siç konfirmohet nga filmat dhe shfaqjet televizive si “Prehistoric Planet”. Seritë e “Jurassic Park” dhe “Meg” nuk do të ekzistonin pa konfirmimin prej paleontologëve se dinosaurët dhe megalodonët kanë ekzistuar. Klasat me perspektivë paleontologjinë në Kolegje tërheqin numër të madh regjistrimesh. Paleontologët përdorin këtë interes si një trampolinë për të eksploruar natyrën e shkencës dhe për të demonstruar se çfarë e dallon shkencën nga mënyra të tjera të të mësuarit.

Popullariteti i paleontologjisë, megjithatë, maskon probleme më të thella. Ndonëse “Jurassic Park” dhe “Meg” fituan 6 miliardë dollar dhe afërsisht 1 miliardë në box office respektivisht, vetëm një copëz e vogël e kësaj ka shkuar për të mbështetur shkencën që në fund të fundit i bën të mundur këta filma. Niveli i ulët i mbështetjes private dhe publike për kërkimin paleontologjik kanë kontribuar në një reduktim të numrit të paleontologëve në akademi, ku grantet e mëdha vlerësohen shumë dhe janë bërë përherë e më të vështirë për t’u siguruar. Një tjetër faktor kontribues është mbyllja e departamenteve të shkencës mbi Tokën, punësuesi kryesor i paleontologëvem në institucione shumë të vogla, apo mesatare. Shumë shkolla, që dikur ishin qendra të përgatitjes së paleontologëve, kanë reduktuar ndjeshëm apo edhe eliminuar paleontologët në departamentet e gjeoshkencës.

Paleontologët e dinë se kuptimi i të shkuarës së jetës është kritik për të paraprirë dhe për t’u përshtatur me jetën dhe të ardhmen e njerëzimit. Paleontologjia është jetike për shkak se sjell perspetivën e vet unike dhe kritike në kuadër të sfidave aktuale në ndryshimin e klimës, humbjen e biodiversitetit dhe mjedisit. Ata janë profetë të së ardhmes sepse njohin të shkuarën.

Burimi: Scientific American

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.