Blloku Shkenca
Kina lëshon të parin satelit kuantik(quantum) në botë
Kina ka lëshuar në hapësirë të parin satelit kuantik(quantum satellite), apo që përdor komunikime përmes kompjuterëve kauntikë.
Sateliti u lëshua të martën nga baza e lëshimit në Jiuquan në shkretëtirën e Gobit dhe shpresohet që të realizojë komunikime të cilat nuk thyhen apo hakerohen me metoda klasike.
Është pra një hap më tej në sigurinë e komunikimeve, thyerja e të cilave krijon kosto gjithfarëshe në një sektor që sa vjen e zë më shumë vend në ekonomi dhe në ushtri.
KIC 8462852, ylli i “megastrukturës aliene”, shton edhe më tej misterin
1 500 vjet larg nga Toka, i vëzhguar nga sonda “Kepler”. KIC 8462852 është një yll i cili prej gati një viti po lë pa shpjegime shteruese shkencëtarët.
Kinë/Të dhënat e para për një nga përmbytjet më të mëdha në histori
Gjeologët raportohet të kenë rënë në gjurmë të provave të përmbytjes së madhe në Lumin e Verdhë në Kinë, 4 000 vjet më parë. Kjo ngjarje kataklizmike solli lindjen e dinastisë Xia dhe të qytetërimit kinez, ndaj evidenca për të ka rëndësi për historinë e qytetërimit në tërësi. Sipas të dhënave të publikuara në revistën “Science”, përmbytja datohet në vitin 1920 p.e.s., disa shekuj më vonë sesa rrëfen tradita, çka e çon lindjen dhe sunimin e dinastisë në fjalë, në një kohë tjetër historike.
A është jeta e parakohshme parë nga perspektiva kozmike?
Një studim i ri teorik mbi universin, realizuar nga Qendra për Astrofizikë Harvard – Smithsonian, sugjeron se jeta siç e njohim ne, është e parakohshme, parë nga një perspektivë kozmike. “Nëse pyesni kur mund të shfaqet jeta? Mund të përgjigjeni me naivitet: Tani. Por na rezulton se shansi për ekzistencën e jetës është shumë më i madh në të ardhmen e largët”, deklaron autori kryesor i studimit, Avi Loeb. Jeta në Tokë nisi 4.5 miliardë vjet më parë në një univers që vlerësohet si 13.8 miliardë vjet i vjetër.
Kontrolli dhe përdorimi i zjarrit, përgjegjës për tuberkulozin te njerëzit e parë?
Tuberkulozi është infeksioni bakterial më vrasës mes njerëzve. I tillë ka qenë për mijëra vjet dhe vazhdon edhe sot të jetë problem jo i vogël. Shkencëtarët besojnë se kjo sëmundje nisi mes njerëzve dhe jo mes kafshëve, një karakteristikë e veçantë e këtij infeksioni të cilit nuk i dihet origjina.
Toka ka dy hëna
Siberi, toka po kthehet në trampolinë mbi flluska metani
Para një viti bëri bujë në media një dukuri e vëzhguar në Siberi: disa vrima të mëdha të krijuara rishtas. Nga studimet e deritanishme, ideja qendrore pas tyre është se ato janë krijuar si pasojë e çlirimit të metanit, i ndodhur nën tokë. Ngrohja globale ka sjellë sipas disa shkencëtarëve edhe shkrirjen e shtresave që shërbejnë si kapsula për metanin në Siberi, që ka gjetur rrugën për të shpërthyer jashtë. Kjo është shqetësuese, pasi i hap rrugë deduksionit se çfarë do të ndodhë nëse gropa të tilla krijohen në masë, duke u kthyer në puse natyrale të cllirimit të gazit?
Ngrohja e Mesdheut sjell gjelbërimin e Sahelit
Ndryshimet klimaterike të konstatuara këto dekada kanë prodhuar pasoja të ndryshme në rajone të ndryshme. Në Sahel, brezi poshtë Afrikës veriore magrebine, nga Eritrea në Senegal, i është nënshtruar rritjes së vegjetacionit, si pasojë temperaturave të larta në Mesdheun lindor. Studime nga instituti Max Planck në Hamburg provojnë se këto luhatje termike në Mesdhe kanë rritur sasinë e shirave në Sahel, një rajon që dominohet nga musoni afrikanoperëndimor, mes muajve qershor dhe shtator, ndërkohë që ka thatësirë në dimër.
Studimi/Azia jugore mund të përballet me tërmete 9 ballë
Një studim i ri mbi zonën gjeologjike të Bangladeshit, Indisë dhe Burmës ka kosntatuar se rajoni verilindor i nënkontinentit indian po shkon drejt përplasjes me Azinë. Kjo sipas studiuesve ekspozon rajonin ndaj rrezikut të një tërmeti të ngjashëm me atë të Japonisë në vitin 2011. Bëhet fjalë për një magnitudë prej 9 ballësh shkalla Rihter, në një prej rajoneve me dendësinë më të madhe të popullsisë. Çarja nëntokësore që presupozohet nga ky model që sugjeron studimi, ka akumuluar tension për 400 vjet.
Vdekshmëria nga hepatiti viral barazohet me atë nga Aids
Hepatiti viral vret pothuajse sa Aids dhe tuberkulozi. Këtë thotë një studim i “Lancet” sipas së cilës shumica e vdekjeve shkaktohen nga tipi B dhe C. Vetëm në vitin 2013, nga hepatiti viral vdiqën 1.45 milionë njerëz në të gjithë botën, pavarësisht vaksinave dhe trajtimeve mjekësore. Një arsye për këtë përhapje të lartë vdekshmërie është fakti se të prekurit jo gjithnjë i ndjejnë simptomat e infeksionit fillestar, çka mandej i çon ata në kancer mëlçie.