Blloku Shkenca
Nancy Pelosi: "Iphone u shpik nga qeveria, jo nga "Apple"
Steve Jobs është cilësuar nga shumëkush si një gjeni, si dikush që ndryshoi botën etj., epitete që nuk mungojnë në raste kur një ëndërr duhet mbajtur gjallë. Por jo të gjithë bien dakord. Dhe informacione jo shumë të njohura, pse jo të befta nisin të dalin në situata konflikti, siç është ajo mes qeverisë amerikane dhe kompanisë së drejtuar nga i ndjeri Jobs, "Apple".
Jo më kontroll nga vetëm një agjenci qeveritare mbi internetin
Administrata amerikane ka vendosur që të lejojë kontroll dhe mbikëqyrje shumëpalëshe të internetit. Departamenti i Tregëtisë njoftoi përmes ndihmës sekretarit të vet për Komunikimet dhe Informacioin, Laërence Strickling dhe propozimi është bërë nga Korporata Internautike për Numrat dhe Emrat e Përcaktuar dhe i vjen në përputhje me kriteret e vendosura nga qeveria. Synimi është që të mos lejohet që qeverisja e internetit të kalojë nga një dorë, apo nga një agjencia qeveritare, por nga disa.
Elon Musk: Universi ynë është holografik. Dhe diçka për njeriun Cyborg që ndërfaqëson vetveten me replikimin dixhital
Ideja e universit holografik po kthehet në një lloj teze të popullarizuar në SHBA. Aq sa edhe një nga më të suksesshmit e momentit, Elon Musk, ka deklaruar se kjo teori ka shumë mundësi të jetë e vërtetë. Nisur nga ajo që njeriu ka krijuar në 40-50 vitet e fundit, realiteti virtual, i supozuar si një univers i mbyllur edhe për specie racionale si njeriu, është i mundshëm. Musk deklaroi këtë bindje gjatë një conference në Kaliforni duke folur hapur për atë që mendon për tema të tilla.
Edhe Lockheed Martin nis përgatitjet për zbritje në Mars në vitin 2030
Nuk është vetëm Elon Musk që synon Marsin. Edhe Lockheed Martin ka ndërmend të dërgojë njerëz në planetin e kuq në vitin 2028. Projekti parashikon dy faza: në vitin 2028 do të jetë nisja dhe do të realizohet stabilizimi i një stacioni shkencor orbital në Mars. Në vitin 2030 parashikohet zbritja e njerëzve në Mars
Pllakat tektonike, një fazë tranzitore për Tokën
Pllakat tektonike të Tokës mund të jenë thjehst një fazë kalimtare e saj mes dy fazave stagnuese, pra pa lëvizje. Sipas një simulimi kompjuterik të realizuar nga universiteti i Sidenit në Australi, pllakat tektonike do të ndalojnë së lëvizuri dhe zhyturi pas një periudhe rreth 5 miliardë vjetësh. Craig O’Neill që drejtonte projektin stimuluan në kompjuter të gjithë kohën e ekzistencës së pllakave tektonike, rreth 4.5 miliardë vjet më parë dhe e vijuan atë për efekt përllogaritjeje për një periudhë rreth 10 miliardë vjet në të ardhmen.
Një teori e re për Lëndën e Errët e lidh atë me Vrimat e Zeza primordiale
Lënda e Errët përbën rreth 80% të masës së Universit dhe është me gjasë misteri më i madh për fizikanët e sotshëm. Një nga “paradokset” e saj është se dendësia e saj rritet, ndonëse postulimi ynë për universin është se ai po zgjerohet. Shumë emra të njohur të fizikës kanë deklaruar se njeriu ka nevojë për një Einstein të ri për të kuptuar këtë mister të madh, se me zbardhjen e tij, fizika do të ndryshojë thelbësisht. Përpjekjet për këtë nuk mungojnë dhe një alternativë intriguese është ajo se Lënda e Errët është krijuar nga vrima të zeza të formuara në sekondën e dytë pas Big Bangut.
Në kërkim të paritetit me Rusinë dhe Kinën. ShBA teston përbindëshin e artilierisë
125 milje rrezja goditëse, i ushqyer dhe karikuar për qitje me një impiant energjetik prej 25 megavat, me shpejtësi të predhës prej 6 Mach dhe me kosto 500 milionë dollarë, ky top që punon me impuls elektromagnetik është një avantazh esencial për ShBA. Predha mund të godasë një objektiv në Filadelfia edhe nëse qitja kryhet nga Uashingtoni. Madje me precizion të lartë dhe me aftësi dëmtuese pesë herë më të madhe se armët aktuale. E përshtatshme për anije, ajo i jep flotës amerikane një fuqi dhe operativitet luftarak të jashtëzakonshëm.
Hipoteza se një ekip hungarez ka zbuluar një Forcë të Pestë Themelore në Natyrë
Një eksperiment në Hungari, realizuar nga anëtarë të Akademisë hungareze të shkencave, mund të ketë identifikuar një forcë të pestë fondamentale në natyrë. Kjo forcë, u hipotetizua nga eksperimenti me degradimin e radioaktivitetit dhe u publikua fillimisht në vitin 2015. Ekipe të tjera kërkuesish në botë, e rishqyrtuan propozimin dhe kërkimin e hungarezëve dhe në një rast, i bërë i njohur nga përfaqësues të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, e konfirmuan se ai nuk bie ndesh me eksperimente të tjera.
Një ngjarje e rrallë evolucioniste detektohet në laborator. Kuptohet një rol i ri për intronet
Kërkues të universitetit Austin në Teksas të ShBA, kanë zbuluar dhe ndoshta kanë zgjidhur një nga pikëpyetjet më të mëdha të evolucionit që lidhet me intronet. Këto të fundit janë sekuenca të pakodueshme të ADN-së të ndodhura brenda geneve, që shumohen në një genom. Rezultati i jep përgjigje pyetjeve themelore për evolucionin e specieve të reja dhe sipas autorëve ai mund të zgjerojë kuptimin që kemimpër shkaqet e sëmundjeve të tilla si kanceri.
Shterimi i rezervave të lëndëve djegëse, në vitin 2300 temperatura e planetit rritet me 10 gradë
Shkencëtarët janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe pasojat që njerëzimi do të vuajë nga ezuarimi i rezervave të lëndëve djegëse. Studiues të Universitetit të Viktorias në Kanada parashikojnë se nëse do të shterohen të gjitha burimet e identifikuara të lëndëve djegëse atëherë temperatura e planetit do të rritet me 10 gradë celcius, duke provokuar thatësirë në disa zona dhe dëme të mëdha në ekonominë globale. Sipas studimit, ndikimi më i madh do të jetë në Arktik, ku është vlerësuar se deri në vitin 2300 temperatura do të rritet në 20 gradë Celsius.